Libra mbi kryengritjen e Imam Hysejnit do të publikohen në anglisht
Qendra Kërkimore e Astanit, në Xhaminë e Imam Hysejnit, në Qerbela, ka në plan të botojë libra në gjuhën angleze për kryengritjen e Imamit të tretë.
Drejtori i Qendrës Kërkimore, Abdel Amir Kurajshi tha se një numër i librave mbi këtë temë janë duke u përkthyer në gjuhën angleze nga qendra, njoftoi agjencia e lajmeve Buratha.
Ato përfshijnë edhe veprën e Shejh Muhammad Mahdi Shamseddin e cila quhet “Kryengritja e Imam Husejnit në Opinionin Publik”, e cila është një analizë historike e kryengritjes së Imam Huseinit, tha ai.
Sipas Drejtorit të Qendrës, Abdel Amir Kurajshi, librat do të shpërndahen në vende të ndryshme të botës.
Imam Hysejni u ngrit kundër sundimit tiranik të Jezidit që kishte shkelur mbi parimet Islame. Imami, së bashku me 72 shokët e tij besnikë, u martirizua në betejën e Qerbelasë në vitin 680.
Që nga ajo kohë, kryengritja e tij heroike i ka frymëzuar muslimanët, sidomos myslimanët shi’itë, dhe ju ka mësuar atyre mësimin e trimërisë, të qëndresës, të vendosmërisë, dhe përkrahjen, mbrojtjen e së vërtetës.