Fe

Namazi i parë në Qipron jugore pas 40 vjetësh

Takimet midis udhëheqësve fetarë të Qipros janë bërë një mundësi e rregullt për të inkurajuar dialogun.

 

Turqit qipriotë u lejuan të luten në një xhami në Qipron Greke, në Qipron Jugore të kontrolluar nga grekët, për herë të parë pas 40 vjetësh.

 

Kreu i Çështjeve Fetare në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC),  Prof. Dr, Talip Atalai, ka udhëhequr namazin, lutjen, në Xhaminë Kebir dhe vizituan varrezat myslimane në qytetin e Baf (Paphos) dhe rrethinat e saj me ftesë të Kryepeshkopit Qipriot Grek Krisostomos II.

 

Pas lutjeve të mbajtura në xhaminë e kohës Osmane, e cila u shndërrua në një xhami nga Mehmet Bej Ebu Bekir në fund të vitit 1500, Dr. Atalai shprehu gëzimin e tij, duke falënderuar Ministrin Turk të Punëve të Jashtme, i cili organizoi vizitën  dhe Ambasadën Suedeze për rolin ndërmjetësues të saj.

 

Vizita e Dr. Talip Atalai shënon vizitën e parë të një myftiu të Qipros në Baf dhe rrethinat e saj që nga koha kur ishulli i Qipros u nda në vitin 1974, pas një ndërhyrjeje nga Turqia, si përgjigje të një grushti shteti ushtarak grek që përkrahu qeverinë qipriote.

 

Takimet midis udhëheqësve fetarë të Qipros janë bërë një mundësi e rregullt për të inkurajuar dialogun mes dy grupeve të mëdha fetare në ishull - myslimanë e të krishterë – ndërsa qeveritë e turke dhe greke qipriote kërkojnë për të zgjidhur çështjen e Qipros.

 

Turqia ka mbajtur një prani ushtarake në veri të ishullit si një garantuese e kushtetutës për paqe, pasi grupi ekstremist militant grek  EOKA-, e cila kërkonte të bashkonte ishullin e Qipros me Greqinë, kreu një grusht-shtet ndaj qeverisë në korrik të vitit 1974 pasi kishte detyruar qipriotët turq të largohen nga enklavat.

 

Dështimi për të ribashkuar ishullin e çoi Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) te shpallja e pavarësisë në vitin 1983, e cila sot njihet vetëm nga Turqia.