Fe

Të gjithë pejgamberët e Zotit u ngritën për të drejtat e njeriut

Imami i Hamburgut, Huxhat ul-Islam Ramezani
Imami i Hamburgut, Huxhat ul-Islam Ramezani

Në hytben, predikimin e Xhumasë, imami i Namazit të Xhumasë, në Hamburg, Gjermani, tha se të gjithë të pejgamberët e Zotit çështjën  kryesore të misionit e kishin mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Huxhat ul-Islam Ramezani në hytben e xhumasë shtoi se të dërguarit e Zotit theksuan nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut në bazë dhe parimet hyjnore, njoftoi dega për Evropë e agjencisë IKNA.

 

Ai shtjelloi të dy fjalët 'e drejta ' dhe 'njerëzorja', duke thënë se të drejtat janë dhënë për njerëzit nga Zoti për të përmbuluar dimensionet e ndryshme të jetës së njerëzve.

 

Huxhat ul-Islam Ramezani më tej citoi ajetet nga Kur’ani i Shenjtë, duke përfshirë edhe ajetin 25 të sures Nur, ajetin 73 të Sures el-Ana'am dhe ajetin 28, të Sures Fat'h në të cilën është përmendur fjala Hakk.

 

Imam Sexhxhadi në Traktatin e të Drejtave, gjithashtu, thotë se fjala Hakk drejtë është përmendur më shumë se 50 herë, që  kryesisht i referohen të drejtave morale dhe aspektin social të të drejtave, tha ia në vazhdim.