Kulturë

Seminari për Hafizët e Kur’anit u zhvillua në Kum

Për hafizët e Kur’anit të Iranit u zhvillua një tubim në qytetin e shenjtë të Kumit të mërkurën.

 

Qendra Kur’anore, Allameh Tabatabei, në qytetin e shenjtë të Kumit ishte mikpritëse e veprimtarisë e cila u ndoq nga Ajetullah Muktadaei, Sekretar i Këshillit të Lartë të Seminarëve.

 

Duke iu drejtuar tubimit, Ali Mukanni, një zyrtar i Seminarit Kur'anor, ju referua udhëzimeve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, në lidhje me nevojën e trajnimit 10 milionë hafizëve të Kur’anit në Iran dhe tha se seminaret kanë bërë shumë përpjekje në këtë drejtim.

 

Ai shtoi se për të promovuar mësimin përmendësh të Kur'anit, një lëvizje Kur'anore do të krijohet në seminare.

 

Ajetullah Muktadaei, gjithashtu, mbajti një fjalim në të cilën ai elaboroi rreth virtyteteve të atyre që e mësojnë Kur'anin përmendësh.