Lufta kundër ISIL-it do të dështon pa Iranin, thotë Rafsanxhani
Ish kryetari, Hashemi Rafsanxhani thotë se nuk ka zgjidhje pa Iranin.
Koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Levant do të dështojë pa përkrahjen nga Irani, ka paralajmëruar ish kryetari, Hashemi Rafsanxhani.
Duke folur në Teheran, të dielën, Rafsanxhani, presidenti i katërt i Iranit dhe një nga themeluesit e Republikës Islamike, ka thënë:
Sulmet ajrore nuk do të shkatërrojnë këtë organizatë dhe asnjë zgjidhje nuk mund të gjendet për terrorizmin në rajon pa Iranin.
Në fjalën e tij, të raportuar nga agjencia e lajmeve zyrtare IRNA, Rafsanxhani kritikoi ashpër Perëndimin për këmbënguljen ndaj Iranit të bashkohet me aleancën kundër ISIL-it.
Ai shtoi: Ju, [Perëndimi] keni imponuar sanksione mbi ne, prandaj ne mendojmë se jeni armiqtë tanë dhe nuk do të jemi në krah me ju.
Sanksionet u vendosën në lidhje me programin bërthamor të Iranit, i cili dyshohet se ka aplikime ushtarake, një dyshim i mohuar nga Irani.
Rafsanxhani është parë si një figurë e moderuar në politikën iraniane, ku ai ende zotëron ndikim.