Siria

Mbi 3.000 terroristë evropianë luftojnë në Siri dhe Irak

Koordinatori kundër-terrorizmit, Gilles de Kerchove, tha se numri i terroristëve evropianë të cilët shkojnë në Siri për të luftuar në mesin e organizatave terroriste është vlerësuar mbi 3 mijë.    

 

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Gilles de Kerchove tha se numri ishte rreth 2 mijë.

 

Ai i tha agjencisë AFP se rrjedha e terroristëve evropianë në Siri dhe Irak nuk ka rënë, por është duke u shtuar sepse rreth 20-30% e këtyre terroristëve janë kthyer në vendet e tyre dhe shumë prej tyre përbëjnë kërcënim për vendet e tyre.