Rusia

Patriarku i Moskës i interesuar të takoi Imam Hamenein

Shenjtëria e Tij, Patriarku Kirill i Moskës dhe Gjithë Rusisë, në një takim me ambasadorin iranian, Mahdi Sanaie, këtu, në Moskë, të enjten, shprehu entuziazmin për takimin dhe këshillimin me Udhëheqësin Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei në Teheran.  

 

Në takim, Udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Rusisë dhe ambasadori iranian shkëmbyen mendime për bashkëpunimin dypalësh në fushën kulturore, fetare dhe shoqërore. 

 

Ambasadori i Iranit, Mahdi Sanaie, përkujtoi bashkëpunimin e gjerë Iran-Rusi dhe mirëpritën idenë e ndërveprimeve të gjera dhe bashkëpunim me Kishën Ortodokse Ruse.

 

Ai tha se Shenjtëria e Tij, Patriarku Kirill, është një personalitet i njohur edhe në Iran dhe e ftoi atë të vizitojë Teheranin sipas mundësive,  sa më parë. 

 

Autoriteti më i lartë fetar i Rusisë e pranoi ftesën për të vizituar Iranin me gjithë zemër, por ka thënë se ai nuk mund të caktojë një datë për shkak të kohës së tij, orarit të ngjeshur, të mbingarkuar.

 

Autoritetet e larta fetare të Iranit  dhe Patriarku Kirill kanë marrëdhënie të ngushta dhe janë zhvilluar tetë herë bisedime, rreth Islamit dhe Krishterimit të cilat janë mbajtur në Teheran dhe Moskë, kurse raundi i nëntë  është planifikuar të mbahet në Iran.