Nigeria

Hapen 72 Qendra të Kur'anit për Hivz, mësimin përmendësh të Kur’anit në Nigeri

Zyra që përfaqëson Fondacionin e Bamirësisë të Katarit në Nigeri planifikon të hapë 72 Qendra të Hivzit të Kur'anit dhe 235 xhami në Nigeri.

 

Sipas gazetës Al-Shark, projekti për ndërtimin e qendrave dhe xhamive në këtë shtet afrikan është vënë në rend të ditës nga fondacioni që nga fillimi të vitit 2014 dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

 

Ndërtimi i 87 xhamive dhe 41 qendrave për mësimin përmendësh të Kur'anit është tashmë i përfunduar dhe pjesa tjetër do të ndërtohet në të ardhmen e afërt.

 

Projekti kushton rreth 14 milion rialë të Katarit, mbi 11.000 rialë kanë qenë të ndara për ndërtimin e xhamive dhe 656.000 rialë për Qendrat Kur’anore të Hivzit.

 

Objektivi kryesor i fondacionit është të mbështesë veprimtaritë  fetare dhe kulturore dhe për të përmbushur nevojat e myslimanëve në Nigeri, duke marrë parasysh që 95 për qind e popullsisë së vendit është myslimane.

 

Projektet kanë ofruar, gjithashtu, mundësi të mira të punësimit për qytetarët e vendit.