Rusia

Grupi i parë i haxhinjve nga Çeçenia u nis për në Qabe

Xhamia “Ahmed Kadirov”në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë. Xhamia u përurue më 16 tetor 2008, është një nga xhamitë më të mëdha të Evropë, ka minare me nga 62 metra të larta secila.
Xhamia “Ahmed Kadirov”në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë. Xhamia u përurue më 16 tetor 2008, është një nga xhamitë më të mëdha të Evropë, ka minare me nga 62 metra të larta secila.

Sot, nga aeroporti Groznit, grupi i parë i haxhinjve fluturoi për në Arabinë Saudite. Gjithsej 14 fluturime të drejtpërdrejta në Xhiddeh do të ketë këtë vit - raporton agjencia e informacionit Regnum.

 

Më parë, është raportuar se në vitin 2014 rreth 2.600 haxhinj çeçenë do të udhëtojë për në Arabinë Saudite, numri i hanxhinjve është 300 më pak se vitin e kaluar. Ulja e numrit të kuotave për të gjitha rajonet e Rusisë, është për shkak të punimeve të ndërtimit, të cilat janë duke u zhvilluar në vendet e shenjta.

 

Para nisjes së tyre, të gjithë haxhinjt janë udhëzuar në emër të kryetarit të Republikës Çeçene, për etikën e Haxhit. Ramzan Kadirov, Kryetari i Çeçenisë, gjithashtu, uroi të gjithë myslimanët për fillimin e Haxhit.

 

Këtë vit, organizatorët arritën të ulin koston e udhëtimit për çdo haxhi nga $ 1.000 (Dollar) dhe e përmirësuan shërbimin në të njëjtën kohë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}