İran

Shejh Hassan al Saffar: Paralajmëron pasojat nga terrorizmi

Shejh Hassan al-Saffar theksoi rëndësinë e luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit fetar dhe politik, duke paralajmëruar njerëzit nga pasojat katastrofike të terrorizmit.

 

Ai tha në predikimin, hytben e Xhumasë se “populli mysliman po paguan tani çmimin e heshtjes kundër praktikave terroriste të cilat preken jomyslimanët.

 

Shejh Hassan al-Saffar, gjithashtu, vuri në dukje rritjen enorme të viktimave të terrorizmit në Botën Muslimane, duke treguar se muslimanët janë grupi më i prekur nga terrorizmi sipas raporteve dhe statistikave.

 

Ai tha se terrorizmi është një sjellje kriminale dhe e papranueshme, duke bërë thirrje për të refuzuar dhunën në të gjitha format e saj, duke përfshirë abuzimin e simboleve të të tjerëve dhe të shenjta.

 

Shejh Al-Saffar shtoi se duke injoruar praktikat terroriste kundër sekteve muslimane, kështu inkurajohen ekstremistët për të kryer të njëjtat krime kundër muslimanëve.

 

Ai, më në fund, tha se Mësimet Islame promovojnë paqen dhe ndalojnë praktikat e dhunës dhe agresivitetin madje edhe në luftë.