Më shumë se 24.000 haxhinj të paligjshëm
Xhiddeh: Ibrahim Nafi
Më shumë se 24.000 haxhinj ilegalë për në Mekë janë ndaluar në pikat e kontrollit të sigurisë në Taif dhe janë kthyer gjatë ditëve të fundit.
Këtë vit, pikat e kontrollit janë ngritur më herët për të ndaluar haxhinjt e paligjshëm të hyejnë në qytetin e shenjtë, tha Brig. Muhammed Al-Validi, shefi i policisë në Taif.
Policia ka intensifikuar kontrollet e sigurisë në rrugë dhe rrugët që çojnë në Meke. Haxhinjt pa leje për Haxh shpesh ecin rrugëve shkëmbore nga Taifi për në Mekë, duke shpresuar se do t’i shmangën pikave të kontrollit të sigurisë duke udhëtuar nëpër rajonet malore.
Këta hanxhinj, shumë prej të cilëve nuk mund të përballojnë shpenzimet për Haxh nëpërmjet një zyre të licencuar, bëjnë marrëveshje me agjentë të cilët kanë përvojë me kontrabandimin e njerëzve dhe të cilët i njohin rrugët të cilat janë shumë larg nga pikat e kontrollit.
Shumë njerëz, megjithatë, planet që i kishin për të kryer haxhillëkun në mënyrë ilegale, pa leje, këtë vit u ndërpren, sepse siç kanë thënë ata ishte e pamundur për të gjetur agjentët për kontrabandim në këtë biznes të pasigurt në dritën e zhvillimeve të reja.
Ndërkohë, imami i Xhamisë së Madhe në Mekë i ka ftuar myslimanët që të mbështesin shenjtërinë e Haxhit dhe të mos e shfrytëzojnë Haxhillëkun vjetor për parrulla, slogane politike apo për mbajtjen e demonstrata politike.
Nuk ka vend për shpalljen e sloganeve partiake apo të mbajtjes së takimeve sektare ose për të bërë rekrutimin politik dhe mobilizimin (gjatë kohës së Haxhit, ka thënë Abdul Rahman Al-Sudais.
Besimtarët të cilët kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të botës, kanë ardhur për kërkuar paqen dhe qetësinë në sfondit e krizave dhe sfidave me të cilat përballet Ummeti tha Abdul Rahman Al-Sudais para besimtarëve, gjatë një predikimi.