Ministria e Arsimit e Malajzisë planifikon të përgatitë mbi 10.000 hafizë të Kur’anit
Ministria e Arsimit e Malajzisë është duke planifikuar për të përgatitur më shumë se 10.900 studentë për të mësuar përmendësh Kur'anin e Shenjtë.
Ministria njoftoi se plani do të zbatohet në shkolla për talentë të jashtëzakonshëm, raportoi faqja al-Yawm website...
Hassaneddin Abdul Hamid, një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka thënë se 15 shkolla për talentë të jashtëzakonshëm janë zgjedhur për të zbatuar planin për djemtë dhe vajzat. Ai shtoi se rreth 1.090 hafizë të Kur'anit do të mësojë në Kurset e Kur’anit, domethënë një një mësues, hafiz, për çdo dhjetë studentë.
Malajzia është një vend i Azisë Jug-Lindore shumica e popullsisë janë mysliman. Sipas statistikave në vitin 2011, në Malajzi ishin 278 qendra për hafizë, për mësimin përmendësh të Kur’anit, shumica e të cilave janë të drejtuara nga organizatat jo-qeveritare.