Egjipt

Dijetarët egjiptianë shprehin keqardhje për reagimin e Al-Azharit për udhëtimin në Iran

Shejh Ahmed Karima, një dijetar egjiptian i Qendrës Islamike Al-Azhar në Kajro e përshkroi reagimin e qendrës për të vizitën së tij në Iran si befasues.

 

Unë nuk e kam pritur një reagim të tillë aq të ashpër nga Al-Az-hari për këtë vizitë, citohet t’i ketë thënë të përditshmes el-Misrijun.

 

Ai theksoi se vizita e tij në Iran ishte thjesht një udhëtim prej dijetari.

Nga presionet e ekstremistëve selafistë, Universiteti Al-Az-har në një deklaratë e kundërshtoj udhëtimin e Shejh Ahmed Karmia në Iran dhe takimet e tij me dijetarët Seminarit të Kumit.

 

Deklarata thotë  se Al-Az-hari  do të marrë masat e nevojshme ligjore kundër udhëtimit.

 

Në takimet e tij me dijetarët në Kum, Shejh Ahmed Karima kishte bërë thirrje për bashkëpunim në mes Seminarit të Kumit dhe Universitetit Al-Az-har dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për përballjen me ekstremizmin.