Iraku

Erdogani nis bisedimet për paqe me Barzanin

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti udhëheqësin kurd të Irakut, Masud Barzani në zemër të Diarbakirit

Kryeministri i Turqisë përshëndeti liderin e provincës autonome të  Irakut Verior, në teritorin e vet,  ku kurdët janë shumicë, ditën e shtunë, më 16 nëntor 2013, për herë të parë, në një vizitë të dizajnuar për të shpejtuar procesin e ngecur të paqes.
      Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti udhëheqësin kurd të Irakut, Masud Barzani në zemër të Diarbakirit, në juglindeje të Turqisë, ku paten një seri të angazhimeve të përbashkëta, duke përfshirë edhe një dasmë masive, me rastin e një martese. 
     Masud Barzani ka vizituar kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë shumë herë, por takimi i së shtunës u përshkrua nga Erdogan si historik dhe një moment kurorëzuese në tejkalimin e një konflikti të vjetër me dekada me partinë e ndaluar me ligj, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

      Përparimi në bisedime ka ngecur, që nga muaji mars, pas një armëpushimi të thirrur nga lideri i burgosur kurd i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Oçalan.  Luftëtarët e tij pezulluan një tërheqje të premtuar nga toka turke në  muajin shtator, duke akuzuar Ankaranë për dështimin e kërkesave, kushteve, që nuk i përmbajtën, për dhënien më shumë të drejta. 
     Ushtria turke njoftoi të premten se njëri prej karvaneve të saj ishte  sulmuar, gjoja nga kryengritësit kurd të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, për herë të parë pas shumë muajve, në juglindje të rrethit Nusaybin në kufi me Sirinë.    

Burimi: AFP