Rusia

Armiqtë e Islamit dhe Krishterimit i rrisin dallimet

Një zyrtar i Këshillit të Myftinive të Rusisë tha se armiqtë e Islamit dhe Krishterimit kërkojnë të provokojë tensione mes dy besimeve.  

 

Duke folur për të përditshmën e Egjiptit, al-Yawm el-Sabi, Abdullah Rinat Muhammadov, shtoi se ata i ekzagjërojnë dallimet mes dy besimeve.

 

Ai theksoi se Islami i kushton rëndësi përkrahjes së të drejtave të krishterëve dhe hebrenjve, duke vënë në dukje se Profeti i Shenjtë i Islamit, Muhammedi (a.s.)  kërkoi prej shokëve të tij për të respektuar të drejtat e ithtarëve të librit.

 

Ai tha se myslimanët kanë pasur bashkëpunim miqësorë me të krishterët që në vitet e para të ardhjes së Islamit.

 

Në vende të tjera në fjalën e tij,  Abdullah Rinat Muhammadov nënvizoi angazhimin e Rusisë në dialogun ndërmjet besimeve.