Në vendet e shenjta do të vendosën 15.000 forca të sigurisë
Më shumë se 15.000 Forca të Sigurisë, të Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë do të vendosen në Vendet e Shenjta të Mbretërisë Saudite që nga e hëna në zbatimin e një plani të përgjithshëm të emergjencës gjatë sezonit të Haxhillëkut.
Gjeneral Major, Suleiman Al-Amro, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, tha se personeli është në gatishmëri të lartë për të garantuar sigurinë e haxhinjve dhe të përballen me rreziqet e mundshme gjatë sezonit të ngarkuar me vizitorë, haxhinj.
Personeli kanë marrë trajnime të vazhdueshme në qendrat tona dhe është plotësisht i pajisur nga ana teknike, tha ai.
Sulejman Al-Amro tha se udhëheqësit në terren do të vendosën së shpejti njësi të Mbrojtjes, si dhe Mbikëqyrje të Centralizuar, parandaluese dhe gjeologjike.
Njësitë do të mbajnë lidhje me zbatimin e planit të plotë, tha ai.
Ai i bëri thirrje të gjithë zyrtarëve të Mbrojtjes Civile që marrin pjesë në fushatën e këtij viti që të jenë të përkushtuar plotësisht në detyrat e tyre kombëtare dhe detyrat fetare dhe të marrin punët e tyre seriozisht.