Ushtria siriane vazhdon operacionet
Ushtria siriane vazhdon operacionet kundër militantëve të paguar nga të huajt në të gjithë Sirinë.
Ushtria siriane vazhdon operacionet kundër militantëve të paguar nga të huajt në të gjithë Sirinë.
Sipas Press TV, duke cituar një burim ushtarak , i cili foli në kushte anonimiteti, të hënën, më 18 nëntor 2013, trupat qeveritare sulmuan strehimet e militantëve dhe vrarë shumë prej tyre në fshatërat e rrethit të kryeqytetit, Damask.
Burimi, përveç tjerash, tha se njësitë e ushtrisë luftuan militantët e përkrahur nga të huajt në rrethin e Hasakah, në pjesën perendimore, duke vrarë e plagosur dhjetëra prej tyre.
Gjithashtu, trupat e ushtrisë siriane shkatërruan disa automjete të ngarkuar me armë dhe municion në fshatin Idlib.
Ushtarët sirianë vranë një numër të madh të militantëve afër Halepit, në Burgun Qendror.
Për më tepër, trupat siriane iu kanë shkaktuar humbje të rënda militantëve edhe në Latakia.
Në javët e fundit, ushtria siriane ka bërë përparime të mëdha në luftën e saj kundër grupeve militante të përkrahura nga të huajt.
Më 16 nëntor 2013, ushtria siriane zhvilloi disa operacionet kundër pozicioneve militante në Harasta, në verilindje të rrethit të Damaskut. Trupat siriane, gjithashtu, morën në kontrol sërish qytetin Tel Hasel në periferi të qytetit Halep.
Burimi: Press TV