Kulturë

Enciklopedia e Kur'anit do të përfundoi brenda një dekade

Enciklopedia e Kur’anit të Shenjtë në 30-vëllime do të marrë  kohë 10 vjet për të përfunduar.  

 

Kështu paralajmëron Huxhat-ul-Islam Ali Horasani, drejtor i departamentit në Qendrën e Kulturës Kur’anore, i ngarkuar me hartimin, përpilimin e kësaj vepre monumentale.

 

Ai tha se vëllimi i 12-të i Enciklopedisë, që përmban shënimet, hyrjet, që fillojnë me shkronjën 'KH' sapo është botuar.

 

Huxhat ul -Islam Horasani tha se vëllimi i 13-të pritet që të përfundojë brenda një viti.

 

 Ai tha se mesatarisht, çdo vëllim përmban 75 hyrje dhe gjithë enciklopedia do të ketë rreth 2.300 artikuj.

 

Ai vazhdoi duke thënë se më shumë se 100 studiues universitar dhe seminarik në fushën e shkencave Kur'anore dhe fushat e lidhura me  teologjinë, fikhun, (jurisprudencën), etikën islame, historinë e Islamit, etj, bashkëpunojnë në përpilimin e veprës.