Universiteti Islamik Amerikan mban Kurse Kur'anore në Florida
Një Kurs Kur'anor i ofruar nga Universiteti Islamik Amerikan është duke u zhvilluar në Qendrën Islame të Boca Raton (ICBR), Florida.
Këndimi i Kur'anit, Texhvidi dhe Memorizimi apo mësimi përmendësh i Kur’anit, hivzi, po ju mësohet fëmijve dhe të rriturve mbi moshën 16-të vjeçare nga Shejh Halid Marie, një Hafiz dhe një i diplomuar nga Instituti Islamik i Al-Azharit.
Kursi filloi më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më 20 dhjetor 2014.
Pas përfundimit të kursit, nxënësit, studentët do të jenë në gjendje të lexojnë arabisht, të lexojnë Kur'anin me shqiptimin e duhur, sipas rregullave të Texhvidit, thonë organizatorët.
Nxënësit, studentët do të marrin një certifikatë për çdo xhyz (pjesë) të Kur'anit të mësuar përmendësh, përveç kreditve nga Universiteti Islamik Amerikan (Islamic American University -(IAU) për kursin.