Kulturë

Fondacioni Indian ka në plan për të përkthyer dhe botuar Kur’anin në 50-të gjuhë

Fondacioni Indian për Shpërndarjen e Kur’anit, me qendër në Indi,   thotë se ka në plan për të përkthyer dhe për të publikuar Kur’anin në 50 gjuhë.

 

Fadhl al-Karim, drejtori i fondacionit, tha se plani ka për qëllim të promovojë mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe Islamin.

 

Ai tha se përkthimet do të shpërndahen në mesin e atyre, nëpër botë,  që duan të dinë më shumë për mësimet dhe parimet e Islamit.

 

Në një takim të fundit me Abdullah Ben Abdel Muhsin el-Turki, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane , al-Karim, diskutuam mënyrat për bashkëpunim mes Fondacionit dhe Lidhjes Botërore Muslimane ( The Muslim World League) për përkthimin e Kur'anit në gjuhë të ndryshme, botimin dhe shpërndarjen e tyre në mesin e muslimanëve dhe jomyslimanët në Indi dhe gjetkë.