Koncert në pritje të Papës Françesku në Shqipëri
Sipas Radio Vatikanit, përgatitja
për pritjen e Papës Françesku në Shqipëri karakterizohet nga veprimtari të
shumta e lutje. Ndërsa përfundoi konferenca mbi kontributin e Kishës Katolike
në shoqërinë shqiptare – veprimtari e djeshme në Tiranë – sot në katedralen e
shën Luçisë, në Durrës, jepet koncerti “Waiting for the Pope” (Duke pritur
Papën).
Në repertor, muzikë kishtare nga kompozitorë botërorë si Sharl Guno, Xhuzepe Verdi, Moxart e Vivaldi, por edhe nga kompozitorë vendas, si Tonin Harapi. Gjithashtu aktorë të njohur si Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli e Dritan Boriçi recitojnë pjesë, shkëputur nga librat “Nënë Tereza me shqiptarët”, “Vallja e Parrizit” e atë Gjergj Fishtës, “Gjeth e lule” etj.
Kjo veprimtari do të përsëritet nesër në katedralen e Shën Palit në
Tiranë dhe pasnesër në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.