Suudi Arabie

Xhamia u dogj, kopjet e Kur’anit shpëtuan

Kopjet e Kur’anit shpëtuan në një xhami në Tabuk, në veriperëndim të Arabisë Saudite, të cilën e kaplojë zjarri natën e së premtës...

 

Asnjë nga kopjet e Kur'anit që ishin brenda në xhami nuk janë dëmtuar nga zjarri, thonë raportet.

 

Shkaku i zjarrit që dogji xhaminë ishin kabllot elektrike, dëmi është i madh, por pa viktima.

  

Pasi zjarri u fikë, njerëzit që hynë brenda në xhami u habitën kur i vërejtën kopjet e Kur’anit që ishin të vetmet objekte që kishin mbetur të pa djegura, të pa dëmtuara.  

 

Ata e përshkruan këtë si një mrekulli meqë asnjë Kur’an nuk ishte dëmtuar qoftë edhe pakëz nga zjarri.

 

Tabuku është kryeqyteti i Rajonit Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite. Tabuku ka një popullsi prej rreth 600,000 banorësh dhe është afër kufirit Jordani-Arabia Saudite.