Shoqata Hussejni, Simbol i Marrëveshjes Shia-Sunni në Norvegji
Anxhuman-i-Hussaini (Shoqata Hussejni ) është një Shoqatë Islame e themeluar në Norvegji në vitet 1970-ta.
Ajo është themeluar nga myslimanët sunnitë dhe shi’itë me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe fetare, kështu tha për agjencinë IKNA, udhëheqësi i saj, imami i saj, Sejjid Zavar Hussain Nakavi.
Ai tha se Shoqata organizon programe të ndryshme fetare dhe Kur'anore për muslimanët në vendet skandinave.
Programet përfshijnë mbajtjen e kurseve në këndim të Kur'anit, këndimi sipas rregullave të Texhvid, mësimin e gjuhës aabe, persiane dhe kurse për etikën Islame.
Sejjid Zavar Hussain Nakavi tha se rinjtë myslimanë përbëjnë shumicën e pjesëmarrësve në kurset Kur'anore dhe programeve Islamike.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Sejjid Zavar Hussain Nakavi tha se ka programe të veçanta të tilla si Panairi i Librit, Ekspozita, Festivali Dhjetë Ditor në Përkujtim të Imam Rizait dhe Hazreti Masumehs, programet e tilla janë pranuar ngrohtësisht.
Norvegjia është shtëpia ku jetojnë rreth 150.000 myslimanë të cilët janë kryesisht nga Pakistani, Afganistani, Irani, Somalia, Iraku dhe Maroku.
Në këtë shtet të Evropës veriore ka rreth 60 Qendra Islamike.