Khamenei: Irani ka refuzuar kërkesën e ShBA-ve për bashkëpunim kundër ISIS
Në deklaratën e tij të parë pas daljes nga spitali pas një operacioni në prostatë, Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei tha se Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry kishte kërkuar me anë të ministrit të jashtëm që Irani të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin e saj kundër Shtetit Islamik (IS) në Irak, por ai tha se e kishte refuzuar ofertën.
Në intervisten e tij pas operacionit, ai falënderoi
stafin e spitalit dhe shprehu vlerësimin e tij për të gjithë zyrtarët dhe figurat iraniane. Ajatollah Khamenei tha
se gjatë kohës që po trajtohej kishte dëgjuar “rreth rreth deklaratëve të
zyrtarëve amerikanë për të luftuar kundër IS, çka iu duk vërtetë komike.” Ai i
quajti deklaratat e zyrtarëve amerikanë “të kota, boshe dhe të nxitura nga
axhenda.”
Khamenei tha: “Ajo që më bëri të qesh ishte kur
pashe Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe zëdhënësin e tij të thonë qartë: “Ne
nuk do të ftojmë Iranin në një koalicion kundër [IS].’ Së pari, është një nder
për ne që Amerika nuk dëshiron të punojë me ne në një grup. Në punën që po bëjnë,
e qëështë gabim, ata nuk duan që ne të jemi pjesë e saj. Kjo është një burim
krenarie, jo një burim zhgënjimi.”
Së dyti, kam parë se ata të gjithë gënjejnë. Sepse në ditët e para kur IS po merrte pjesë të Irakut, amerikanët, me anë të ambasadorit të tyre, i kërkuan ambasadorit tonë në Irak që të rrinte urtë e të bashkëpunonte në lidhje me IS. Këtë na e tha ambasadori ynë.”
Ai tha se disa zyrtarë “nuk folën fare,” duke sugjeruar se ata ishin në favor për një takim të tillë. “Por, unë kundërshtova,” tha Khamenei. “U thashë se në këtë situatë të veçantë ne nuk do të bashkëpunojmë me amerikanët, sepse duart e tyre janë të pista. Dhe në këtë situatë, si mund të punojmë me dikë që duart dhe qëllimin i ka të pista?”
“Pas kësaj, Sekretari i Shtetit tha përpara gjithë botës, “Ne nuk do të kërkojmë ndihmen e Iranit.” Ai përsonalisht i kërkoi [ministrit të jashtëm Muhamed Xhava] Zarif të punonim sëbashku kundër IS. Dr. Zarif refuzoi.”
Ai vazhdoi më tej duke thënë se “Zëvendësja e tij, e cila është një femër, pyeti [zëvendës ministrin e jashtëm Abbas] Aragchi gjatë negociatave [për programin bërthamor] që të punonin sëbashku. Ata refuzuan.” Me këtë “zëdhënës” ai nënkuptonte zëvendës Sekretarën e Shtetit për Çështjet Politike Wendy Sherman.
“Pasi refuzuan dhe thanë qartë se “Ne nuk do të punojmë me ju, tani thonë se nuk duan ta fusin Iranin në lojë. Përpara kësaj, ata krijuan një koalicion kundër Sirisë. Mblodhën sëbashku 30, 40, apo 50 vende dhe nuk mundën të bënin asgjë kundër Sirisë.Është e njëjta gjë edhe me Irakun. Ata nuk duan të bëjnë asgjë serioze. Veprimet e ndërmarrra kundër IS e që thyen mbështetjen e IS nuk ishin punë e amerikanëve. Ata e dinë mirë këtë. IS e din mirë këtë. Populli i Irakut e din mirë këtë. Ata e dinë se ishte puna e popullit të Irakut. Ishte puna e ushtrisë irakene. Ata mësuan si të luftojnë kundër IS. Dhe do të jenë ata që do të sulmojnë Shtetin Islamik (IS).
Me tej ai tha se “Amerikanë duan të gjëjnë një justifikim, si ajo që bënë në Pakistan, një vend me një qeveri dhe ushtri të fortë – ushtria pakistaneze është një ushtri e fortë – duke hyrë pa leje e duke bombardyar sa herë kanë dashur. Të njëjtën gjë duan të bëjnë edhe në Irak dhe Siri. Ata duhet ta dinë këtë [nëse e dinë]. Të njëjtat probleme që u dolën për 10 vitet e fundit në Irak, do t’u dalin përsëri.”
Burimi: Al Monitor