Fe

Dijetarët Shia, Sunni bëjnë thirrje për unitet, në përballje me ekstremizmin

Konferenca e 8-të vjetore për Afërsinë Midis Shkollave Islame të Mendimit është mbajtur në Birmingham, Britani të Madhe të shtunën.

Qendra Islamike e Anglisë dhe Maxhlis-i Amal i Britanisë së Madhe e organizuan ngjarjen.

 

Konferenca e titulluar Sjellja e Shkollave Islame së Bashku është mënyra efektive për të luftuar një media e cila bën thirrje për agjitacion dhe rebelim, ajo mblodhi së bashku një grup të dijetarëve të shquar shi’itë dhe të dijetarëve të shquar sunnitë.  

 

 Pjesëmarrësit theksuan nevojën për unitet në mesin e muslimanëve dhe vigjilencën e tyre kundër grupeve ekstremiste dhe tekfiriste.

 

Në fjalën e tij në konferencë, kreu i Mexhlisit Amal i Britanisë së Madhe, , myftiu, Muhammed Faruk Alvi  i përshkruan myslimanët, shi’itë dhe sunnitë, si një Umetit të bashkuar dhe u bëri thirrje të gjithë myslimanëve që të jenë sa më larg nga ekstremizmit dhe përçarjes, njoftoi  agjencia IRNA.

Ai i kërkoi, gjithashtu, Ummetit Islamik për të vepruar së bashku kundër armiqve të Islamit duke përfshirë regjimit sionist.

 

Huxhat ul-Islam, Muhammed Ali Shomali, kreu i Qendrës Islamike të Anglisë, ishte një tjetër folës në konferencë.

 

Ai tha se një nga problemet në botë është se disa njerëz nuk kanë arritur të njohin bukuritë e fesë dhe spiritualitetin.

 

Huxhat ul-Islam Muhammed Ali Shomali ka kritikuar më tej ekstremizmin, si dhe disa media që kërkojnë për të nxitur përçarje në mesin e muslimanëve.

 

Disa dijetarë, mendimtarë shi’i dhe sunni nga vende si Pakistani, Irani, Bahrejni, Iraku  dhe Libani, gjithashtu, folën në forum.

 

Konferenca Ndërkombëtare u mbajt mes përpjekjeve të fundit nga mediat perëndimore në mënyrë të gabuar të portretizojnë krizën e ushqyer nga terroristët tekfiristë në Siri dhe Irak si konfliktet sunnite-shi’ite.

 

Megjithatë, krerët e lartë shi’itë dhe sunnitë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se ajo që po ndodh në Siri dhe Irak nuk është grindje sektare siç e trajtojnë  kriminelët tekfiristë, të cilët kanë kërcënuar të gjitha bashkësitë dhe grupet fetare gjatë operacioneve të tyre terroriste në të dy shtetet fqinje.