Vëllimi i 10-të i Nur-ul-Kur'an, u botua në Moskë
Një përkthim në rusisht i vëllimit të 10-të Nur-ul-Kur'an, (Drita e Kur’anit) komentim, u botua nga Fondacioni i Studimeve Islame në Moskë.
Sipas degës së agjencisë IKNA, dega në Evropë, përmbledhja e komenteve të Kur'anit është përgatitur nën mbikëqyrjen e Ajetullah Fakih Imani në bashkëpunim me Bibliotekën Amir-ul-Mu'minin në Isfahan, Iran.
Vëllimet e përmbledhjes janë përkthyer dhe botuar në gjuhë të ndryshme.
Përkthimi në gjuhën ruse i përmbledhje së komenteve të Kur’anit do të ketë 12 vëllime. Vëllimi i fundit është redaktuar shkencërisht nga Nazim Zeinalov.
Noor-ul-Kur'an (Drita e Kur’anit) është i vetmi interpretim i detajuar kronologjikisht i Kur'anit të Shenjtë në gjuhën ruse, i cili është pranuar shumë mirë nga rusisht folësit.
Vëllimi i 10-të i Nur ul-Kur’an, (Drita e Kur’anit) është botuar në bashkëpunim me Publikimet e Studimeve Orientale të Shën Petersburgut dhe Institutin Sadra në Moskë.