Rreth 100.000 pjesëmarrës priten në Garat Kur’anore
Rreth 100. 000 individë pritet të marrin pjesë në Garat Kur’anore (Nur ul Huda –Drita e Udhëzimit) tha një zyrtar i Shoqatës së Instituteve Kur'anore.
Murteza Talaei tha se shoqata do të organizojë edicionin e 7-të të garave të këtij viti.
Garat Kur’anore janë planifikuar të fillojnë më 11 nëntor 2014, ku do të garojnë në komentimin e gjyzit apo pjesës 21, 22 dhe 23 të Kur’anit, vuri në dukje zyrtari.
Zyrtari vazhdoi duke thëne se regjistrimi për gara është duke u zhvilluar dhe ata që janë të interesuar mund të referohet në faqen e internetit të shoqatës për t’u regjistruar.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Murteza Talaei tha se aktualisht ka rreth 2.050 Institute Kur’anore që janë aktive si dhe 4.700 Qendra Kur'anore në zonat urbane dhe rurale të cilat janë të lidhura me shoqatën.
Ai shtoi se shoqata dhe degët e saj janë të përfshirë në mënyrë aktive në programet Kur’anore sipas planit të vitit 2014, për mësimin përmendësh dhe komentimin e pjesës apo gjyzit të 30 të Kur’anit.