Shqipëri

Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri. A është e nevojshme?

Në Shqipëri janë në përfundim e sipër përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili do të vizitojë vendin më 21. Ai do të mbajë mesazhe të qarta për popullin shqiptar mbi luftën njerëzore, diskriminimin dhe martesat.  A është i nevojshëm vizita e tij? Përse duhet të vijë Papa në SHqipëri??? Cfarë ë mire i ka sjell papati botës ndër shekuj? A lindi lufta e kryqëzatave nga papati? A ishin priftërinjtë ata që në Francë vranë kushedi sa njerëz gjoja laikë duke i prerë në copa dhe eshtrat e tyre i vendosën në një thes ku i digjnin në furrrë me dru! Por papa ëshë shprehur kështu për luftën:                                                              

Shumë konflikte në mbarë botën sot mund të konsiderohen pak nga pak si një Luftë e Tretë Botërore.   Duke folur sot gjatë një vizite në memorialin që nderon 100 mijë ushtarë të vrarë në Luftën e Parë Botërore, papa e cilësoi këtë luftë të tretë si një  luftë krimesh masakrash dhe shkatërrimesh.Papa ka bërë thirrje të përsëritura gjatë muajve të fundit për t’i dhënë fund konflikteve në Ukrainë, Irak, Siri, Gaza dhe pjesë të Afrikës.Në predikimin e tij të shtunën gjatë një Meshe në memorialin e Luftës së Parë Botërore papa tha se Njerëzimi ka nevojë të qajë, dhe kjo është koha për të qarë.Ai tha në fund se se lufta është marrëzi.                              

Ai do të flasë edhe për martesat duke përfshirë edhe ato homoseksuale apo bashkëjetesat me fëmijë ilegal. Sa është gati ta pranojë këtë një vend mysliman sic është Shqipëria? A ishin priftërinjtë ata nga i cili lindi incesti, poligamia apo pedofilia? Cfarë reagimi do të mbajë  populli shqiptar duke e ditur mirë të shkuarën? Para se të vijë në Shqipëri, ai martoi në Vatikan 20 çifte, disa prej të cilëve kishin bashkëjetuar dhe madje kishin dhe fëmijë, shenja më e fundit që tregon se Papa dëshiron që Kisha Katolike të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Në martesën e parë që Papa kreu gjatë drejtimit të Vatikanit prej 18 muajsh Françesku ka bekuar disa çifte, përfshirë dhe edhe ata që kishin fëmijë dhe mendonin se një martesë e tillë nga numri 1 i Vatikanit do të ishte e pamundur.

Ndërsa jepte bekimin e tij, Papa ofroi këshilla për të sapomartuarit. “Dhe një këshillë të vogël: është normale që çiftet e reja të kenë mosmarrëveshje. Por kurrë nuk ju këshilloj të mbyllni ditën pa u pajtuar. Gjithçka që nevojitet është një gjest i vogël. Dhe kjo është ajo që do t’ju çojë përpara”.                                                                                                              

 A veproi Papa kështu për të sjellë pak ndryshim??? Ndoshta ai veproi kështu për të qen.  Papa i parë europian në 1300 vjet që ka shprehur tolerancë në tema që janë tabu për Kishën duke thënë: “Kush jam unë për të gjykuar një person homoseksual që kërkon Perëndinë dhe ka vullnet të mirë?”.
 Sjellja e Papa Françeskut është krejtësisht në kontrast me atë të paraardhësit të tij, gjermanit Papa Benedikti, i cili tha se rreziqet ndaj familjes tradicionale po minojnë të ardhmen e gjithë njerëzimit. Sigurisht që gjetja e Zotit nuk varet nga një fjalim në një podium nga një qenje njerëzore gjoja veshur me fjalën e Zotit. Ky i fundit gjendet me forcën e besimit dhe të nënshtrimit reciprok. Ti bindesh Zotit do të thotë të jesh perfekt më parë dhe i panjollosur. Zoti nuk e pranon njollën e shpirtit sikurse njeriu nuk pranon njollën e trupit apo rrobës që vesh.                                                                                                           

Nga kjo vizitë, e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë për më shumë se katër muajsh. Madje, Shqipëria po bën përgatitje të shumta për të mirëpritur Papa Franceskun gjatë vizitës së tij më 21 shtator në Tiranë. “Rëndësia e kësaj vizite është e madhe,  ka thënë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, kryesuese e komitetit organizator. Vizita e parë e Papa Franceskut, - theksoi ajo - po e kthen edhe një herë vështrimin e gjithë botës nga Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët po përpiqen të zhvillohen dhe të integrohen në Bashkimin Europian. Ama, përse Ministrja nuk përmendi nëse Papa do të ndihmojë popullin e varfër me fonde ekonomike? Ndërkohë Shqipëria vuan pabukësinë dhe varfërinë ekstreme, Papa fle në krevat Ari dhe gdhihet në kolltuk Diamanti. Përse ky Pap kaq i preoukupuar për bijtë e Zotit nuk sjell ndihma ekonomike për të varfërit, por merret me fjalime që nuk i hyjnë në punë askujt??? Populli nuk ushqehet me fjalë, por me bukë. Shqipëria është një vend i varfër në ngjashmëri me Botën e Tretë dhe ka nevojë për ndihmë monetare edhe jo fjalë që i merr era. Nëse misjoni i Papës është Paqa dhe Mirëqenja Kolektive, atëhere të shesë florinjtë e Vatikanit dhe tu japë ujë atyre që s’kanë Det edhe tu japë bukë atyre që s’kanë Grur. Të jesh njeri i Zotit, do të thotë të jesh sherbëtor i njerëzimit dhe jo politikan i Botësnjerëzore!                                                       

CITAT:

“Besoni në Zotin që ka krijuar njerëzimin dhe jo në Zotin që kanë krijuar njerëzit”.