Kulturë

Dijetari i Al-Az-harit viziton dijetarin shi’a, Ajetullah Mukarrem Shirazi

Ajetullah Naser Makarem-Shirazi është takuar me Shejh Dr.Ahmad Mahmud Karimah, drejtori i Departamentit të Jurisprudencës Bashkëkohore Islame në Universitetin e famshëm Al-Azhar të Egjiptit.

 

Ai shpjegoi se kemi mundësitë më të mira për të shprehur mësimet e fesë Islame, por që tekfiristët janë duke kërkuar për të shkatërruar imazhin e Islamit.

 

Edhe një herë, Ajetollah Makarem-Shirazi paralajmëroi për rreziqet që terroristët tekfiristë paraqesin për Botën Myslimane. Ai shpjegoi se ne jemi duke jetuar në një kohë ku shumë muslimanë të drejtë po kërkojnë një Botën Islame ku kanë një perspektivë politike islame dhe ku ka shumë mundësi për të promovuar mësimet e Islamit. Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tekfiristët kanë përfituar nga ky zgjimit islamik dhe kanë portretizuar Islamin si një fe e dhunshme në vend të fesë paqësore siç është ajo në të vërtetë.

 

Në fjalën e tij, Ajetullah Makarem-Shirazi  ju referua përpjekjeve të armiqve për të mbjellë mosmarrëveshje mes muslimanëve, duke vënë në dukje se armiqtë kanë qenë të suksesshëm në nxitjen e sekteve të ndryshme muslimane për të vrarë njëri-tjetrin. Ai ju kujtoi miqëve të  tij për ajetet e Kur’anit të Shenjtë, ku Allahu e përshkruan Islamin si   fe e mëshirës, ​​dashurisë, e dhembshurisë, kurse çështjet sektare duhet të zgjidhen përmes dialogut.

 

Ai vuri në dukje se këta tekfiristë intolerantë  mendojnë se vetëm ata janë kujdestarë, roje të Islamit dhe se çdo interpretim tjetër i Islamit është i pasaktë! Megjithatë, pretendimet e tyre për të qenë gjyqtarët e besimit, monoteizmit, politeizmit dhe mosbesimit janë shprehjet e injorancës për shkak të mungesës së njohurive të Islamit. Ai theksoi se konsensusi i dijetarëve myslimanë në të gjithë botën është kundër interpretimit të tyre të rreme të Islamit dhe tha se ne do të diskutojmë këtë temë gjatë konferencës tonë të ardhshme.

 

Tekfiristët janë një kamzhik për Islamin, deklaroi ai.

 

Në fund të takimit, Ajetullah Makarem-Shirazi  ja paraqiti një dhuratë, Shejh Karimahut, librin e tij, Enciklopedia e Jurisprudencës Bashkëkohore.