Mustafa Al-Sarraf këndon Kur'an në stilin e Qerbelasë
Haxhi Mustafa Muhammed Hussain al-Sarraf është një, në mesin e shumë kënduesëve të Kur’anit me ndikim, është myezin, këndues i Ezanit në Xhaminë e Shenjt të Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela.
Ai është shumë i aftë në këndimin e Kur'anit, ka një zë të bukur dhe frymëzues që depërton në zemrat e njerëzve kur ai këndon ajete nga Libri i Shenjtë, Kur’ani.
Por ajo që e bën këndimin e tij të jashtëzakonshëm është mënyra, stili i tij i veçant, unik, i cili tani është i njohur si stili i Qerbelasë.
Në fillim, unë kam imituar këndimin e kënduesve të famshëm siç janë Abdul Basit Abdus-Samed dhe Muhamed Sedik al-Minshavi, thotë ai.
Pas disa vitesh, edhe pse, unë fillova ta ndërroi stilin tim të këndimit recitimit, të cilin irakianët e pëlqejnë, e falënderojë Zotin, tani, stili im ka qenë i suksesshëm.
Al-Sarraf, gjithashtu, këndon Ezanin, (thirrja për namaz) në dy xhamitë e shenjta, në Xhaminë e Imam Hysejnit dhe Hazreti Abbasit në Qerbela.
Ai ka qenë kënduesi kryesor në Xhaminë e Imam Hysejnit, që kur ndrroi jetë kënduesi i mëparshëm në vitin 1974.
I lindur në vitin 1950, në Qerbala, në një familje besimtare, e lidhur me Kur'anin, al-Sarrafi ka filluar mësimin e Kur'anit dhe rregullat e Texhvidit që në moshën 15 vjeçare.
Ai studioi Texhvidin me ekspertët e Kur'anit si Haxhi Muhammed Hussein Katib, Haxhit Hamoud Mahdi Saleh al-Naxhxhar, Sejjid Hassan al-Sejf dhe Hamid el-Baram.
Në vitin 1970, ai mori leje për mbajtjen e kurseve Kur'anore në Qerbela dhe nisi një numër të kurseve nëpër xhamitë dhe qendrat fetare në qytetin e shenjtë, në Qerbela.
Në dekadën e ardhshme, për shkak të qëndrimeve të tij kundër regjimit tiranik të Sadam Huseinit, ai u detyrua të largohet nga Iraku dhe shkojë në Iran.
Ai kaloi disa vite në qytetin Kom dhe në kryeqytet, në Teheran, ku ka mbajtur seanca Kur'anore në këto dy qytete.
Haxhi Mustafa Muhammed Hussain al-Sarraf, i cili tash është kthyer në qytetin e tij, në Qerbela, është një këndues i njohur i Kur’anit dhe thekson nevojën për promovimin e kulturës Kur'anore në shoqëri.
Ai thotë se familjet duhet të inkurajojë të rinjtë dhe adoleshentët për të marrë pjesë në seancat Kur'anore në xhamitë dhe qendrat fetare në mënyrë që brezi i ardhshëm do të jetë me një lidhje më të fuqishme, më thellë me mësimet e Librit të Shenjtë, Kur’anit të Madhërueshëm