Larixhani thekson bashkimin e muslimanëve
Kryetari i Kuvendit të Iranit tha se Republika Islamike e Iranit synon të forcojë bashkimin, vëllazërinë dhe zgjimin Islam në Botën Islame.
Revolucioni Islamik për myslimanët ka sjellë bashkim dhe në fjalimet e Imam Humeinit (r.a.) nuk vihet re asnjë fjalë tjetër që të jetë përdorur më shumë sesa fjala bashkim, ka thënë Ali Larixhani.
Ai duke folur rreth fjalëve të fundit të Henri Kisinxherit, i cili ka thënë se ndikimi i Iranit në botë është duke u rritur nga dita në ditë, tha se Irani kërkon që myslimanët të jenë sa më vigjilentë dhe të vetëdijshëm me qëllim që ata të mos mashtrohen nga perëndimi.
Kryetari i Kuvendit të Iranit paralajmëroi se një nga qëllimet kryesore të regjimit sionist është për të krijuar përçarje midis myslimanëve në rajon.
Ai shtoi, Perëndimi gjithmonë ka frikë nga bashkimi i myslimanëve, se nëse muslimanët forcojnë bashkimin, vëllazërinë e tyre, atëherë Evropa do të izolohet dhe muslimanët do të sundojë botën, prandaj, ajo ka instaluar regjimin sionist në Lindjen e Mesme që të ndërpritet bashkimi i muslimanëve.
Ali Larixhani theksoi se çështja e Palestinës nuk është vetëm problemi i arabëve dhe palestinezëve, për më tepër, kjo është shqetësim i të gjithë Botën Myslimane.
Ai u bëri thirrje dijetarëve myslimanë për të hapur sytë dhe mendjen e tyre në mënyrë që të nxjerr në pah komplotet e fuqive botërore kundër vendeve islamike.