Suudi Arabie

Ngjarje historike: Hekurudha e Hixhazit

Hekurudha e Hixhazit është hapur më 27 Gusht 1908.
Hekurudha e Hixhazit është hapur më 27 Gusht 1908.

106 vjet më parë është hapur hekurudha e Hixhazit e cila lidhte Damaskun me Medinen.

 

Ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë, hekurudha i lejonte muslimanët nga e gjithë bota të udhëtojnë në qytetin e shenjtë të Islamit, në Medine, shumë më lehtë.

 

Hekurudha mori pesë vjet kohë të një pune të rëndë, të madhe nga inxhinierët dhe ushtarët në temperatura të larta të shkretëtirës.

Ceremonia e hapjes së hekurudhës u zhvillua më 27 gusht 1908 në Damask.