Pakistan

Armatimi nuklear pakistanez për Arabinë Saudite

Turk bin Faisal al Saud ka deklaruar: “ne nuk mund të jetojmë në një situate në të cilin Irani ka armatim nuklear, e ne jo. Për neve kjo është e papranueshme, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”

Një kohë të gjatë flitet për synimin e Arabisë Saudite që forcat e saja ushtarake të pajis edhe me armatimin nuklear, se nuk është fjala për thashethemet flete dhe deklarata e princit saudit Turk bin Faisal al Saud i cili që para dy vitesh ka zgjatur gishtin në Teheranin si kërcënim serioz në Lindjen e Afërt dhe në Azinë e Mesme, edhe pse Irani me vite deklaron, e që tani edhe këtë e konfirmojnë edhe ekspertët e Agjensionit ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA), se programi i tyre nuklear shërben ekskluzivisht për qëllime civile.

            Turk bin Faisal al Saud ka deklaruar: “ne nuk mund të jetojmë në një situate në të cilin Irani ka armatim nuklear, e ne jo. Për neve kjo është  e papranueshme, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”. Për këtë i ka paralajmëruar zyrtarët e NATO-së në vitin 2011, të cilin e ka transmetuar edhe The Guardiani, duke cituar Wikileaksin se” mbreti saudit Abdullah që në vitin 2008 ka kërkuar nga Shtet e Bashkuara të Amerikës që ta furnizojë me armë nukleare, të cilin një gjë të tillë  e ka refuzuar administrata amerikane. BBC-ja me 8 nëntor 2013 ka kumtuar duke u thirr në burimet brenda NATO-së, se Arabia Saudite një kohë të gjatë është duke bashkëpunuar me Pakistanin, të cilit ia ka paguar prodhimin e armëve nukleare bërthamore dhe se është e gatshme për dorëzim Riadit i cili i ka të gatshme projektilet balistike kineze CSS-2 me rreze veprimi gjer në 2500 km, dhe se është i përgatitur edhe lokacioni me pajisje për lansim.

Duhet cek, se Arabia Saudite është nënshkruese e “Kontratës për mos zgjerim të armëve nukleare(Non-Proliferation Treaty)”, të cilin në tërë botën gjer tani nuk e kanë nënshkruar vetëm Izraeli, India, Pakistani dhe Sudani Jugor(i posa pavarur), si dhe Koreja Veriore edhe pse e ka ratifikuar, më vonë është tërhequr. Me këtë veprim Arabia Saudite je vetëm që thyen normat ndërkombëtare, porse e prish edhe balancën e fuqive në Lindjen e Afërt dhe përgjithmonë e shndërron në poligonin nuklear, dh krijon kushte për garë në armatim dhe se në çfarëdo momenti rajonin jo stabil i Lindjes së Afërt mund të fshihet nga sipërfaqja e dheut. Edhe pse mbreti saudit Abdullah është refuzuar nga ana e Uashingtonit, ai në anën tjetër ka llogaritur në opsionin rezervë të Pakistanit i cili do të plotësoj kërkesat e tij,pasi që në Pakistani me vite të tëra është duke punuar në programin nuklear në saje të donacioneve saudite dhe se në çdo moment mund të llogaris në furnizim me armët nukleare. Edhe izraelitët me këtë nuk ndihen më pak të shqetësuar se të tjerët, pa marr parasysh në lidhjet e forta, nëpërmes Uashingtonit, që lidh Riadin me Tel Avivin, edhe pse izraelitët  posedojnë me dhjetëra, apo ndoshta prej 100-200 koka bërthamore nukleare. Shefi i shërbimit të sigurimit ushtarak izraelit Amos Yadlin, në një konferencë për gazetarë ka deklaruar se në momentin kur Irani do të prodhojë armën nukleare, sauditët në afat kohor prej një muaji do të kenë të gatshme projektilët e vet nukleare(të furnizuara nga Pakistani).”Për dallim nga kërcënimet tjerë në rajon, kërcënimi saudit është i mundshëm dhe i paevitueshëm. Ata kanë paguar me kohë për bombat atomike dhe vetëm do të shkojnë në Pakistan dhe do të i sjellin atë që është e nevojshme për ta, dhe se në çfarëdo kushte Arabia Saudite mund të posedojë para Iranit armë nukleare, pasi që sipas tij programi nuklear iranian shërben për qëllime ushtarake”. Arabia Saudite me projektilet që i posedon me rreze veprimi 2500 km paraqet rrezik për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Afërme dhe Azinë e Mesme, pasi që akoma nuk ka fakte për programin nuklear iranian për qëllime ushtarake.

         The Guardian  shkruan mbi mundësit e furnizimit të projektileve nukleare bërthamore Arabisë Saudite nga Pakistani, por për këtë nuk ka fakte dhe nuk është e qartë se si kjo do të ishte e realizuar. Pushteti saudit në Riad i ka demantuar këto deklarime, por nuk duhet harruar se Al-Arabia saudite duke folur për lidhjet me Pakistanin dhe mundësinë e furnizimit të saj me armë nukleare, ka botuar artikullin në të cilin qëndron se “Arabia Saudite do të punojë në forcimin e armëve konvencionale ushtarake, me theks të posaqshëm të flotës ushtarake ajrore, si dhe të programit nuklear civil, i cili sipas nevojës, varet nga Teherani, mund ta transformojë në qëllime ushtarake. Riadi posedon me dhjetëra projektile kineze CSS-2 të cilët janë kompatabil me kokat bërthamore nukleare të cilët i prodhon Pakistani. Për të mos hedhur deklaratat e Marc Urbanit, flasin edhe të dhënat e Agjensionit për mbrojtjen e veprimeve informative HIS Jane’s, i cili thotë se sauditët me vite të tëra janë duke punuar që të vijnë gjer te armatimi nuklear dhe se për këtë qëllim viteve 80-ta i kanë blerë me dhjetëra projektile balistike kineze CSS-2, e sipas disa informatave, për të përmirësuar dhe plotësuar potencialin e vet nuklear këtë verë Arabia Saudite ka biseduar me Kinën për furnizim  me projektilet e reja balistike CSS-5. Këtë verë ekspertët e Agjensionit HIS Jane’s kanë raportuar që janë kryer lokacionet e reja lansuese për projektilet dhe se ato janë të drejtuara kah Irani dhe Izraeli, dhe nuk mund të fshihen të dhënat se që Arabia Saudite me vite të tëra i paguan Pakistanit shuma të mëdha financiare për ndihmë të sektorit mbrojtës të Pakistanit, me ç’rast përfshin edhe financimin  e prodhimit të projektileve pakistaneze dhe punën e qendrave hulumtuese nukleare pakistaneze, të cilët dy here në vitin 1999 dhe 2002 i ka vizituar edhe ministri saudit i mbrojtjes Sultan bin Abdylaziz al Saud. Tani është zbuluar edhe lokacioni i tretë lansues për projektilet balistike i cili gjendet rreth 200 km në jugperëndim të Riadit. Fjala është për kompleksin Al-Watan, në të cilin në fotot e kryera në mars të këtij viti shihen pjesët  e reja të ndërtuara të cilët janë identike me bazat  nëpër botë nga të cilët mund të lansohen projektilet nukleare.

            Edhe pse ministria e punëve të jashtme pakistaneze, i ka përgënjeshtruar të gjitha deklarimet e BBC-së, dhe se e tëra kjo  është vetëm forma spekulative, qesharake dhe pabazë, ndërsa ministria e mbrojtjes pakistaneze dhe qeveria në Islamabad deklarojnë se Pakistani përgjigjet për armatimin e vet nuklear në pajtim me rregullat ndërkombëtare të sjelljes dhe ka sistem të forte mbrojtës i cili përfshin edhe mundësin e eksportit të tij. Përvoja na mëson se Pakistani gjithherë nuk ka qenë konsistent në respektimin e normave ndërkombëtare. Në mënyrë që të kundërshtoj Indinë, Pakistani ka bashkëpunuar për së afërmi me Kinën, e cila i ka shitur projektilet balistike Pakistanit, por me kusht që Kina të prodhojë bombat nukleare. Por kinezët nuk kanë arritur të ruajnë informatat teknologjike të saja, pasi që shkencëtari kryesor nuklear pakistanez Abdul Kader Khan është akuzuar nga shërbimet informative perëndimore për shitjen e informatave teknologjike të nevojshme për ndërtimin e centrifugave nukleare për pasurimin e uraniumit Libisë dhe Koresë Veriore.

         Simon Henderson, drejtor i Institutit në Uashington,”Global Gulf and Energy Policy Program”, ka shkruar historinë jozyrtare të programit nuklear pakistanez të cilin e ka botuar në librin e tij”Eating Grass” në të cilin shkruan se bashkëpunimi me Arabinë Saudite ka kuptim më të gjerë se ndihma e thjeshtë në mes shteteve islame. Henderson shkruan se mbreti Abdullah dhe zyrtarët shtetëror të tij kanë shqyrtuar tri opsione: prodhimin e armatimit të vet nuklear, bashkëpunimi dhe nënshkrimi i kontratave me fuqitë tjera nukleare për mbrojtjen e mbretërisë, apo mbështetje dhe përkrahje për krijimin e  zonës de nukleare të Lindjes së Afërme.

         Mark Fitzpatrick, ish drejtori i programit për armatim nuklear, tani i punësuar në Institutin Ndërkombëtar për studimet strategjike ka deklaruar se: “ Arabia Saudite sot nuk ka nevojë për armatim nuklear dhe se do të pres të shoh se programi Iranian nuklear a do të ndalet me rrugë diplomatike. Vendimet e politikës së jashtme  të Arabisë Saudite në kohën e fundit janë plotësisht të ndryshme nga të zakonshmet. Ndoshta mund të thuhet se Arabia Saudite vet ka ofruar disa prova për këtë gjë, për të kryer presionin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila tani ka një qëndrim më të butë ndaj Iranit”.

             Burimet: The Guardian, BBC, Foreign Policy, Washington Times, Gulf News, Al-Arabiya, IHS Jane’s.com, Pakistan Down News, Eating Grass.