Konferencë Ndërkombëtare në Mekë për Kulturën Islame, Traditën dhe Modernitetin
Kultura Islame, Tradita dhe Mederniteti do të jenë temat kryesore të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare që do të zhvillohet në qytetin e shenjtë të Mekës.
Sipas gazetës Okaz, kjo konferencës do të mbahet në javën e parë të muajit Dhul Hixhxhe 1435, sipas Kalendarit Hënor, të Hixhretit, apo sipas Kalendarit Gregorian më 26 Shtator 2014.
Ashtu si në të kaluarën, Konferenca, programi do të organizohet nga Kuvendi Botëror Islam në sezonin e Haxhit.
Studiues, intelektualë, pedagogë universitarë dhe përfaqësues të shoqatave Islame nga gjithë bota do të marrin pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare.
Të Drejtat e Njeriut, Sheriati Islam, dhe Ndërveprimet Ndërkombëtare ishin tema kryesore të konferencës në vitin e kaluar.
Muslimanët dhe Sfidat Bashkëkohore, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Islami dhe Civilizimi bashkëkohor, Ummeti Islam përballet me sfida, Civilizimi dhe Dialogu Kulturorë”, Metodat e Shkencave Islame, Duke ndihmuar të Dërguarin e Umetit dhe Paraqitja e Islamit në vendet jo-muslimane”, “Realiteti dhe Perspektiva ishin disa nga temat e diskutuara në edicionet e mëparshme të konferencës.
Pjesëmarrësit në edicionet e mëparshme kanë hulumtuar edhe Problemet e Rinisë Islame në Epokën e Globalizimit, Sfidat e Medias në Epokën e Globalizimit dhe Përhapja e Islamit, tani dhe të ardhmen.