Iraku

Ajetullah Ali Sistani thekson memorizimin e Kur'anit

Autoriteti i lartë fetar irakian, Ajetullah Ali al-Sistani kërkoi prej studentëve të seminareve, të shkollave që të mësojnë Kur’aanin përmendësh, të bëhën hafiz të Kur’anit, por edhe të mendojnë e veprojnë sipas ajeteve të Kur'anit të Shenjtë.

 

Duke folur në një takim me një numër studentësh nga Seminari i Naxhafit, Ajetullah Ali Al-Sistani u bëri thirrje seminaristëve t’i  kushtojnë  një pjesë të kohës së tyre çdo ditë për të mësuar Kur'anin e Shenjtë përmendësh dhe të mendojn e veprojnë sipas mësimeve të  Librit të Shenjtë, Kur’anit.

 

 Takimi u mbajt në ditën e parë të vitit shkollor, akademik.

Ai shtoi se duke lexuar interpretime të shkurtra të Kur'anit mund të ndihmojnë nxënësit për të thelluar lidhjen e tyre me Kur’anin.

 

Autoriteti i lartë fetar, Ajetullah Ali  Al-Sistani vazhdoi duke thënë se studentët se eminarit duhet të përpiqen, të veprojnë siç ka urdhëruar Zoti i Plotfuqishëm.