Paqe e dialog në audiencat e Papës me Peres e bin Talal
Sipas Radio Vatikanit, 5
shtator 2014, Lindja e Mesme, paqja e dialogu ndërfetar, në plan të parë në dy
takimet e djeshme të Papës. Françesku u takua së pari me Shimon Peres,
ish-president i Shtetit të Izraelit, e më pas, me princin El Hassan bin Talal
të Mbretërisë hashemite të Jordanisë. Atë Federiko Lombardi, drejtor i
Sallës vatikanase të Shtypit, flet për këto dy audienca:
Përgjigje:
- Ati i Shenjtë pati dy audienca me karakter privat, mjaft domethënëse. E para ishte ajo me ish-presidentin e Izraelit, Shimon Peres. Peres pati kërkuar një takim me Papën për ta informuar për veprimtarinë dhe projektet e tij ose, më mirë të themi, për nismat në dobi të paqes në këtë kohë, kur e ka lënë veprimtarinë politike të drejtpërdrejtë. Ishte audiencë e rëndësishme, e gjatë. Papa deshi të kishte kohë të mjaftueshme, falë edhe nderimit që ka për Shimon Peres, të cilin e ka quajtur “Njeri i paqes”, “Burrë shteti largpamës”,“me horizont shumë të hapur”.
-
Françesku foli me Peres, me përkthyes, për
më se tre çerekë ore, e Peres mundi t’i flasë gjerë e gjatë për projektet e
tij, për nismat në favor të paqes, edhe me ndihmën e liderëve të ndryshëm
fetarë. Papa, personalisht, nuk mori angazhime të veçanta. Por, natyrisht,
tregoi gjithë vëmendjen e mundshme dhe shprehu respektin e tij të thellë për
nismat e ish-presidentit Peres, duke e garantuar edhe për vëmendjen e
dikastereve të Kurjes Romake, të angazhuara posaçërisht në këtë fushë e, në
mënyrë të posaçme, të Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar dhe Këshillit
Papnor për Drejtësi e Paqe, me në krye kardinajtë Tauran e Turkson.
Pyetje: - Njëlloj e
rëndësishme, audienca me princin hashemit, bin Talal…
Përgjigje:
- Ishte audiencë analoge si tip e si zhvillim, sepse edhe princi jordanez i paraqiti Papës veprimtarinë e Fondacionit, të Institutit, themeluar e drejtuar prej tij, gjithnjë në shërbim të dialogut e të angazhimit ndërfetar në favor të paqes, në kontekstin aktual të dhunës, në favor të vlerës së dialogut ndërmjet feve për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut e të paqes, të ndihmës që u duhet dhënë të varfërve në kohët e vështira të globalizimit, të edukimit të të rinjve me frymën e vëllazërimit, ngulmimit mbi respektimin e dinjitetit të njeriut... Dhe e gjithë kjo, për t’u çuar përpara, në bashkëpunim të ngushtë me fetë, që pranojnë një parim të përbashkët, të shprehur në rregullën e artë, që ne e njohim dhe e gjejmë në Ungjill: “ Mos ia bëj kujt atë, që nuk dëshiron të ta bëjnë ty!”. “Bëji tjetrit, atë që të pëlqen të ta bëjnë ty!”. Ja, pra, kjo është baza, emëruesi i përbashkët, mbi të cilin fetë e mëdha takohen për kauzën e paqes e të së mirës të mbarë njerëzimit. Edhe audienca me princin jordanez ishte e gjatë, më se një gjysëm ore. Papa e vlerësoi shumë dhe e quajti kuptimplote.
Pyetje: - Si e quajtën gazetarët,
thënë me dy fjalë, nismën “OKB-ja dhe fetë”, propozuar nga Shimon Peres?
Përgjigje: