Përkthimi i Kur'anit në tetë gjuhë i gatshëm për botim
Drejtori i Insititutit Tarxhuman-i Vahi (Përkthim i Zbulesës) tha se instituti ka përfunduar përkthimin e Kur'anit të Shenjtë në tetë gjuhë.
Huxhat ul-Islam Muhammed Nakdi tha se interpretimet janë në fazën e korrigjimit dhe do të publikohen në të ardhmen e afërt.
Përkthimet e Kur'anit në gjuhën japoneze dhe gjeorgjiane do të jenë të parat në mesin e tetë gjuhëve që do të publikohet, tha ai.
Huxhat ul-Islam Muhammed Nakdi tha se gjashtë gjuhët tjera janë Bengali, Ruanda, Maranao, Pashtu, Balti, dhe Luganda, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Ai tha se përkthimi i Librit të Shenjtë, Kur’anit, zakonisht merrë kohë pesë deri në dhjetë vjet për të përfunduar, por ekspertët e Institutit të Përkthimeve janë përpjekur për të bërë atë në një periudhë më të shkurtër.
Huxhat ul-Islam Muhammed Nakdi më tej vuri në dukje se Instituti i Përkthimeve, i cili është e lidhur me Organizatën e Çështjeve Fetare dhe të Bamirësisë, është themeluar në vitin 1994.
Ai shtoi se Instituti përveç përkthimeve të Kur'anit, Institutu është koleksionues, mbledhës, i kopjeve të përkthimeve të Kur'anit në gjuhë të ndryshme.
Aktualisht, Drejtori i Institutit, autoriteti fetar, Huxhat ul-Islam Muhammed Nakdi, tha, Instituti ka një koleksion prej 5.800 përkthimeve të Kur'anit në 145 gjuhë.