“Never Forget”, Reklama e Arvizu me 9-11 dhe politika e jashtme amerikane
Në një video të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë, punonjës të kësaj ambasade së bashku me ambasadorin Arvizu kujtojnë momentet ku gjendeshin kur ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit. Kjo është një traditë amerikane ku njerëzit tregojnë se ku gjendeshin dhe se si e kujtojnë atë ngjarje të jetës së tyre. Për ata që e kanë jetuar, sigurisht që 9/11 ishte një ngjarje e shënuar. Në mënyrë të përsëritur pjesëmarrësit në video, e cila është realizuar në mënyrë profesionale, vazhdimisht deklarojnë se ata “Kurrë nuk do të harrojnë” – Never Forget – një lloj betimi solemn i zyrtarëve amerikanë për besnikëri ndaj vendit të tyre, por që më tepër duket edhe si një formë militarizimi, kërcënimi dhe hakmarrje për ata që do të guxojnë të mendojnë dhe veprojnë kundër “interesave amerikane”, një shprehje gjithëpërfshirëse e cila lë hapësirë për interpretime të ndryshme.
“Never Forget” është një version i slloganit “Never Again” (Kurrë më) të përdorur nga çifutët në lidhje me Holokaustin. Ndërsa “Kurrë Më” shprehte në fillim vendosmërinë e popullit çifut për të mos lejuar që të persekutohet dhe masakrohet, me lindjen e shtetit të Izraelit, sllogani u keqpërdor duke marrë një kuptim militarist dhe duke u përdorur si justifikim nga qeveria e Izraelit për persekutimin e saj ndaj palestinezëve. Në fakt figura të njohura çifute kanë protestuat manipulimin me vuajtjen e popullit çifut, nga Uri Avneri e Noam Chomsky tek Norman Finkelstein dhe shumë të tjerë. Në të njëjtën mënyrë, ndërsa çdo amerikan nuk duhet të harrojë çfarë ndodhi në 11 shtator, gjithnjë e më të fortë po bëhen zërat që protestojnë për përdorimin e tragjedisë së 9/11 si një mjet për kufizimin e lirive që amerikanët gëzojnë. Humbja e privacisë, përgjimet masive të komunikimeve private, vrasja pa gjygj e qytetarëve amerikanë, kthimi i SHBA-ve në një koloni penale me më shumë të burgosur se Kina, kufizimi i lirisë së shprehjes dhe mendimit, janë vetëm disa nga pasojat e kthimit të 9/11 në një mjet për të rritur kontrollin e qeverisë ndaj qytetarëve. Militarizimi i policisë dhe pajisja e saj me armatime të rënda ushtarake, ndarjet e mëtejshme racore dhe persekutimi i të zinjve amerikanë, përgjimi dhe persekutimi masiv i minoriteteve siç është rasti i muslimanëve amerikanë komunitetet e të cilëve infiltrohen nga FBI, përgjohen e filmohen masivisht dhe provokohen nga policia si në rastin e New York-ut, janë një tjetër rezultat i mendësisë së krijuar pas 9/11.
9/11 u kthye edhe në trampolinën e një tjetër tragjedie shumë herë më të madhe në shkatërime materiale dhe humbje jetësh. Lindja e Mesme është ndezur flakë. Duke filluar me sulmin ndaj Afganistanit dhe pushtimin e Irakut, SHBA ka vazhduar me shkatërrimin e Libisë, mbështetjen e një diktature të ashpër ushtarake në Egjipt dhe ndihmën e “opozitës siriane”, e cila është në fakt një forcë shumëkombëshe mercenarësh e vullnetarësh. Sigurisht që populli amerikan nuk mund dhe nuk duhet të harrojë 11 shtatorin 2001. Por në të njëjtën mënyrë, si munden të harrojë tragjedinë e tyre populli afgan, përçudnimin e vuajtur edhe sot pas më shumë se një dekade bombardimesh masive, “dëmtimeve anësore” apo “collateral damage” në të cilat mijëra burra, gra e fëmij të pafajshëm kanë mbetur viktima nga terrori i ushtrisë amerikane. Si mund të harrojnë ata torturat, burgosjet dhe trajtimet cnjerëzore alla Abu Ghraib? Pas 13 vitesh luftë, përveç dëmeve të shkaktuara, amerikanët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre dhe talibanët janë më të fortë se kurrë. Një tragjedi akoma më e madhe është ajo e Irakut nëse akoma mund të flitet për një shtet të tillë. Heroi i perëndimit në luftën kundër Iranit, Sadam Husein, u kthye në armikun numër një të tyre. Sidoqoftë, pavarësisht pretendimeve amerikane, sot e kësaj dite ky pushtim mbetet haptazi dhe qartazi një luftë e mbështetur vetëm në gënjeshtra imorale, në shkelje të çdo ligji ndërkombëtar, një luftë pa moral kundër një populli dhe një shteti të pavarur që nuk pati sulmuar kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse Sadam Husein ishte diktator, ai ishte diktator i përkrahur nga vetë amerikanët para viteve ’90, e nëse SHBA lufton gjithë diktaturat, ajo duhet të luftojë edhe mbretëritë e Gjirit Persik apo të dashurin e tyre egjiptian, Sisi. Por pushtimi i Irakut pati si rezultat shkatërrimin e vendit, nxitjen e luftës ndër-fetare, korrupsionin masiv dhe pasigurinë totale. Si rezultat i këtij pushtimi, erdhi edhe ndarja e vendit dhe krijimi i Kurdistanit si një shtet tashmë faktikisht, edhe pse akoma jo edhe ligjërisht, i pavarur.
Aksioni amerikan në Lindjen e Mesme vazhdoi kundër një tjetër ish-aleati të Amerikës në “luftën kundër terrorit”, presidentit sirian Bashar al Assad. Mbështetja e “opozitës siriane” dhe grupeve xhihadiste si dhe nxitja që vullnetarë nga vende të ndryshme t’u bashkohen atyre, solli edhe marrjen peng, rrënimin dhe shkatërrimin e çdo aspirate për demokraci dhe reformë të popullit sirian dhe të revoltës së tyre ndaj regjimit të Asadit. Nxitja e pjesëmarrjes së vullnetarëve dhe mercenarëve ekstremistë nga Libia, ku ata kishin luftuar më parë përkrah SHBA dhe aleatëve të tyre perëndimorë për rrëzimin e Muammar Gadafit, si dhe nga shumë vende të tjera, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën, i hodhi benzinë zjarrit tashmë të ndezur në Lindjen e Mesme.
Rezultat direkt i mbështetjes së kësaj lufte ishte dhe krijimi i Shtetit Islamik për të cilin më së fundi presidenti Obama deklaroi se do t’a luftojë në çdo cep të globit, duke i dhënë vetes dhe qeverisë së tij të drejtën të ndërhyjë ushtarakisht kudo në botë, përfshi këtu edhe Sirinë, një tjetër vend dhe popull që nuk ka sulmuar asnjëherë SHBA-në. Luftërat amerikane, trampolinë e të cilave ishte tragjedia e 11 shtatorit 2001, kanë sjellë shkatërrimin total të disa vendeve, kthimin në refugjatë të miliona banorëve dhe vdekjen e masakrimin e miliona të tjerëve. Ky cikël duket se do vazhdojë më tej pasi administrata amerikane dhe aleatët perëndimorë përgatiten të bombardojnë edhe Sirinë, ndërkohë që armë nga shumë vende të botës, përfshi nga Shqipëria, po dërgohen në rajon për të armatosur të tjera grupe, përfshi edhe grupe si Partia Komuniste Kurde, një organizatë e shpallur terroriste nga vetë perëndimorët. E gjitha kjo veprimtari rrezikon tashmë nxitjen e konflikteve dhe luftërave civile edhe në shtete si Libani ku balanca politike është fare e brishtë, por edhe rajonin më gjerë, përfshi këtu edhe Turqinë. Efektet e kësaj politike po ndjehen tashmë edhe më gjerë ndërsa SHBA përballet me Rusinë në Siri, Iran dhe Ukrainë dhe me Kinën në Azinë Lindore.
Në Shqipërinë e vogël, ashtu si në Kosovë, shumica muslimane e sheh me dyshim politikën amerikane dhe përfaqësuesit e saj në vend. Në asnjë rast në pothuaj çerek shekulli demokraci, asnjë ambasador amerikan nuk ka dalë në mbrojtje të të drejtave të tyre, të drejta si shkollimi, mosparagjykimi dhe mospersekutimi për shkak të besimit, arrestimet e bujshme pa prova, shkelja e të drejtave të punësimit dhe dhunimi i privacisë, lirisë së mendimit dhe fjalës, të cilat ata i gëzojnë në vetë shtetin amerikan. Përkundrazi, mbështetja ka qenë e pakursyer për qeveritarë, veprimtarë dhe media të cilat vazhdimisht kanë në shënjestër të tyre pikërisht këtë komunitet.
Ndërsa 11 shtatori ishte një tragjedi e vërtetë e cila ka prekur kujtesën e jo vetëm çdo amerikani që e ka përjetuar por edhe të çdo personi që urren dhunën dhe terrorin e verbër, përdorimi i tij nga qeveritë dhe udhëheqësit amerikanë ka rezultuar pikërisht në dhunë dhe terror me përmasa shumë më të mëdha. Dëshira për të ndërhyrë kudo në mbrojtje të “interesave amerikane” ka shkaktuar si pasojë direkte edhe nevojën për kufizimin e lirive të brendshme në vetë Shtetet e Bashkuara. Si në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë, “Never Forget” është kthyer në një sllogan që nuk përfshin vetëm mbrojtjen nga aktet e dhunës imorale, por edhe përdorimin e saj për të justifikuar ekspansion dhe ndërhyrjen me anë të dhunës imorale. Administratat amerikane mund të jenë të sigurta se as popujt që sot vuajnë në Lindjen e Mesme e më gjerë nuk do harrojnë kurrë vuajtjet, shkatërrimin dhe copëtimin e vendeve të tyre, persekutimin, shënjestrimin dhe kufizimin e padrejtë të lirive të tyre që atyre u ka ardhur si pasojë e agresionit amerikan që nisi pas 9/11.
Paralelet historike nuk janë kurrë një qind për qind të sakta, por një krahasim me Athinën e lashtë ja vlen. Shumë shekuj më parë Athina ndoqi një politikë ekspansioniste në kurriz të demokracisë dhe lirisë së saj. Në një nga frazat më të cituara të historisë së luftës së saj me Spartën, Thucydides tregon udhëheqësin grek, Perikliun, të ketë thënë: “Perandoria juaj është tashmë e ngjashme me një tirani: ndoshta bëmë gabim që u bëmë perandori, por tani që jemi është e rrezikshme që t’a lëshojmë.” Duket se Amerika e sotme dhe politika e saj ka rënë viktimë e kësaj politike e cila shkatërroi Athinën. Liria dhe të drejtat e popujve të tjerë dhe të vetë amerikanëve nuk mund të jenë viktimë e dëshirës për kontroll dhe ekspansion. “Never Forget” nuk mund të jetë kurrë justifikim për militarizëm, hakmarrje dhe kërcënim, brenda apo jashtë SHBA-ve. Të bësh këtë gjë është të përdorësh 9/11 për përfitim imoral dhe të shkelësh mbi kujtimin e viktimave të asaj tragjedie.
Por a i kupton dot këto gjëra stafi i ambasadës amerikane në Tiranë dhe ambasadori Arvizu? Dyshoj e jo. Justifikimi për “Never Forget” mbi 11 shtatorin sot po përdoret nga pushtetarët amerikanë për ta shkatërruar vetë demokracinë amerikane dhe politikën e saj të jashtme duke e kthyer atë në një vend të frikshëm për shumë popuj të botës. Në emër të këtij “Never Forget”-i, sot amerikanët po sillen në botë si xhandarë ndërkombëtarë që diktojnë politika, vrasin, djegin, pushtojnë dhe shkatërrojnë në të katër anët e globit. Në emër të këtij “Never Forget-i” vetë qytetarët amerikanë, por edhe të vendeve aleate me Amerikën sic është dhe Shqipëria, po humbasin liritë e tyre demokratike dhe po e shohin udhëheqjen e tyre si një kukull dhe vetë SHBA-në si një fuqi që mbjell luftë dhe shkatërrim dhe jo mirësi e paqe.

Burimi: Asabija