Kine

U nisë grupi i parë i haxhinjve nga Kina

Rreth gjysma e 20 milion myslimanëve të Kinës jetojnë në Ningxia, ku banorët e identifikojnë grupin e tyre etnik si Hui, një pakicë e njohur në Kinë.

 

Për herë të parë një grup i myslimanëve kinezë  u nisë për në Haxh,  në qytetin e shenjtë të Mekës. Grupi i myslimanëve kinezë është nga rajoni autonom Ningxia, u nisën të premten në mëngjes.

 

Aeroplani i parë u nisë me 297 haxhinj nga numri i përgjithshëm prej  14.000 haxhinve që kanë në plan të nisën në udhëtimin shpirtëror nga Kina këtë vit.

 

Organizimi i udhëtimit në Haxh nga nga Kina është ndërmarrë nga të dy të qeveritë, nga qeveria qendrore dhe qeveria lokale, në bashkëpunim me agjencitë private të udhëtimit, raportoi portali i lajmeve turke, Dünya Bulteni.

 

Duke folur për mediat lokale, disa prej haxhinjve shprehën gëzimin, lumturinë e tyre për të qenë pjesë e grupit, duke vënë në dukje se prindërit e tyre nuk kanë qenë në gjendje për të kryer haxhin për shkak të kufizimeve të lirisë fetare në vendin komunist.

 

Rreth gjysma e 20 milionë myslimanëve të Kinës jetojnë në Ningxia, ku banorët e identifikojnë grupin e tyre etnik si Hui, një pakicë e njohur në Kinë.

 

Ndryshe nga muslimanët Uigur në rajonin autonom të Xinjiang, i njohur ndryshe si Turkestanin Lindor, ku muslimanët janë kryesisht me prejardhje etnike turke, popullsia Hui janë një racë Sinitike e cila e ka pranuar Islamin.