Latin Amerika

Brazili mikpritës i Garave Kur’anore në Amerikën Latine

Edicioni i parë i Garave Kur'anore, i hafizëve të Kur’anit,  në Brazil, në Amerikën Latine, është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Mësimit Përmendësh të Kur’anit në Brazil.

 

Sipas Sada el-Balad website, garat u organizuan në bashkëpunim me Kuvendin Botëror të Rinisë Muslimane në Brazil.

 

Juria e garave kryesohej nga nga Shejh Ahmed Batiajah.

 

Shejh Abdullah Mohib nga Siria, Shejh Sufjan Bumarigh nga Hollanda, dhe Shejh Ali Abduni nga Brazili kanë qenë anëtarë të tjerë të jurisë.  

 

25 hafizë të Kur'anit nga Brazili, Venezuela, Argjentina, Suriname, Guajana, Panamanaja, Trinidadi, Barbadosi dhe disa vende të tjera të rajonit morën pjesë në  këtë veprimtari kur'anore.

 

Pjesëmarrësit konkuruan në katër kategori: Të mësimit përmendësh të tërë Kur'anit, të mësimit përmendësh të dhjetë xhyzave, të pesë xhyzave  dhe xhyzin e 30 të Kur’anit. (Një zhyz është një e tridhjeta pjesë e Kur’anit.).