Muslimanët australian alarmohen nga planet anti-terror
Grupet myslimane thonë se propozimet e reja të ligjit kundër-terrorizmit do të ndikojnë negativisht në të drejtat e njerëzve të pafajshëm.
Komuniteti Musliman i Australisë ka protestuar se nuk u është dhënë kohë të mjaftueshme për të marrë në konsideratë ligjet e reja terroriste që kanë për qëllim trajtimin e rekrutëve xhihadist.
Sipas propozimeve, australianët që udhëtojnë për t'u bashkuar me grupet ekstremiste, kur të kthehen pasaportat e tyre anulohen dhe do të përballen me arrestim.
Të martën, kryeministri, Tony Abbott, paralajmëroi dhjetëra australianë që luftojnë në Shtetin Islam në Siri dhe Irak.
Grupet myslimane thanë se njerëz të pafajshëm do të pësojnë në masë të madhe nga ligjet e propozuara.
Nail Ajkan, menaxher i përgjithshëm i Këshillit Islamik të Viktorias, tha: Ky projekt-ligj do të miratohet nga parlamenti dhe ne nuk do të kemi ndonjë ndikim në këtë çështje.
Ai tha se është i pamjaftueshëm takimi konsultativ që do të mbahet të premten, por për ata që marrin pjesë do të ketë më pak se dy orë për të lexuar propozimet dhe për të bërë pyetje.
Ai shtoi: Ne jemi duke thënë se në qoftë se ju doni të konsultoheni me Komunitetin Musliman ju duhet të bëni atë në një platformë më të gjerë.
Ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme. Nuk ka pasur asnjë incident terrorist në Australi me ligjet aktuale.
Muajin e kaluar, një fotografi e një fëmijë të vogël që mban lart një kokë të prerë ka tronditur botën. Më vonë u pohua se babai i fëmijës u dënua si terrorist, Khaled Sharrouf, një shtetas australian që besohet të ketë luftuar në Siri.
Qeveria ka në plan për të forcuar programet e komunitetit për të luftuar përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe për të krijuar një njësi të re të monitorimit të policisë për kthimin e xhihadistëve. Ajo, gjithashtu, propozon një grup kombëtar të hetimit, për të ndjekur penalisht luftëtarët e huaj dhe përkrahësit e tyre.