Australia

Sulmohet Xhamia në Australi

Një burrë i paidentifikuar sulmoi të shtunën një xhami në Sidnei, Australi.

Një sulmues mashkull hyri në Xhaminë Auburn Gallipoli, e cila është e lidhur me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe shkaktoi dëme materiale duke thyer llambadarët, xhamat e dritareve, televizionin plazma dhe disa të shkrime në katin e sipërm.

Disa qytetarë regjistruan pamje me video dhe bënë fotografi gjatë sulmit dhe informuan policinë.

Autori i krimit është arrestuar, raportoi Anadolu Agency.

 

Burimi: IQNA