Palestine

Ekspertët: Shpenzimet e rindërtimit të Gazës mbi $ 7.5 miliard dollarë

Ekspertët palestinezë thonë se shpenzimet për rindërtimin e Gazës së rrethuar, që u rrënua gjatë sulmeve të fundit izraelite gjatë 50 ditëve, do të kushton më shumë se 7.5 miliard dollarë.   

 

Këshilli Ekonomik Palestinez për Zhvillim dhe Rindërtim tha të enjten se procesi do të marrë , pesë vjet nëse Izraeli heq bllokadën e Gazës krejtësisht.

 

Ekspertët vlerësuan humbjet e drejtpërdrejta të shkaktuara nga sulmi izraelit në 4.4 miliard dollarë. Ata, gjithashtu, besonin se një shumë totale prej 3,02 miliard dollarë është e nevojshme për zhvillimin e enklavës së bllokuar.

 

Izraeli filloi bombardimet e vazhdueshme në Gaza në fillim të korrikut, duke shkaktuar humbje të rënda në tokën palestineze. Pothuajse 2.140 palestinezë, kryesisht civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u vranë në sulmet izraeliet. Rreth 11.000 të tjerë u plagosën.

 

Tel Avivi thotë 69 izraelitë u vranë në konflikt, por lëvizja palestineze e rezistencës, Hamasi, thotë se numri është shumë më i lartë.

 

Lëvizja palestineze Xhihadi Islamik ka thënë se kanë qëlluar mbi 3.000 raketa në dhjetëra qytete izraelite gjatë luftës izraelite.

 

Lufta e fundit izraelite përfundoi më 26 gusht2014 me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, i cili ka hyrë në fuqi pas bisedimeve në  Kajro. Marrëveshja parashikon lehtësimin e bllokadës shtatë-vjeçare të Izraelit, si dhe sigurimin e një garancie që kërkesat palestineze do të përmbushen. 

Burimi: Press TV