Kulturë

Përurohet libri i autorit kristian për Hz. Zejneben

Një libër për jetën e Hazreti Zeynebes, nga autori, libanez,  i krishter, Antoine Bara u përuarua në një ceremoni të hënën.

 

Ceremonia u mbajt në Teheran me pjesëmarrjen e autorit, Antoine Bara, Ministri i Kulturës i Iranit, Ali Xheneti, kreu i Organizatës për Zhvillimin Islamik, Huxhat ul-Islam Sejid Mehdi Khamoushi, dhe një numër zyrtarësh të tjerë.     

 

Autori libanez, në përurimin e librit, në fjalën e tij, me këtë rast, theksoi se është shumë vështirë për të folur rreth një karakteri të madh dhe të veçantë siç ishte Hz. Zejenebja.

 

Duke iu referuar rolit të hazreti Zejnebes në Epiken e Ashures, ai tha se zonja e madhe e zgjodhi rrugën për ta shoqëruar vëllain e saj në  Qerbela me vetëdije dhe u bë zëdhënëse e Lëvizjes së Ashuresë.

 

Gjithashtu, duke folur në këtë ceremoni,  Huxhat ul-Islam Sejid Mehdi Khamoushi, i cili tha se vepra si kjo nga autori, Antoine Bara, rreth Hazreti Zejnebes është me rëndësi të madhe, sidomos në kohën e tanishme të ndjeshme kur grupet ekstremiste tekfiriste kanë dalë.

 

Ai, gjithashtu, tha se në këtë vepër, Antoine Bara e paraqet Hazreti Zejneben si një krijesë, qenje e përsosur njerëzore.

 

Ali Xhenneti, Ministër i Kulturës, ishte një tjetër folës i programit. Ai tha se Epike e Ashures dhe jeta e Imamëve të pagabueshëm, janë të tillë që nuk tërheqin vëmendjen vetëm të myslimanëve, por të tërë popullit me mendje fisnike nëpër botë.