Udhëtim nëpër Stanboll pa busull!
Stanbolli ëshë një qytet i vogël në Veriperendim te Turqisë. Dihet tashmë se Turqia nuk është pjesë e Bashkimit Europian ama ajo shquhet për europianizmin e saj fal Stanbollit. Ky i fundit është qyteti më i preferuar i vendasve edhe turistëve, madje dhe jabanxhinjve. Në Stanboll gerrshetohet trradicjonalja me moderrnen. Gërrshetohen e reja me të vjetrën, antikiteti me teknologjinë. Xhamitë e pafunda të cilat të jepnin mesazhin e një vendi besimtar, të një vendi të rreptë me rregullore strikte jetese. Impakti i parë që të jepte ky qytet ishte fakti i një qyteti jo mysliman, por europian. Europianizmin e kishte të integruar në cdo ndërtese apo linjë hekurudhore. Trolet, trenat ekspress, ndertesat madhështore me ndërtim moderrn arkitektonik dhe bizneset e fiqishme e bënin Stanbollin një qytet europian.
Megjithatë, kur integroheshe thellë ne bërthamën e Stanbollit, vëreje një realitet krejt ndryshe. Njerëz trradicjonal që dukeshin sikur nuk e donin europianizimin. Njerëz që kishin krijuar një portofol jetese që nga kohë e hershme dhe nuk donin ta braktisnin atë. Gra të veshura të cilat bënin një jetë moderrne, por me rregulla trradicjonale. Burra të kollarisur që bënin jetë moderrne, por me një rregullore strikte myslimane. Një gërrshetim i hapur i dy kulturave të ndryshme.
Stanbolli dallonte nga qytete e tjera si, Edirneja, Adana, Manisa, Karamanmarasi apo dhe vet Ankaraja e cila ishte dhe kryeqyeti i Turqisë. Ankaraja jetonte në trradicjonalitet të plotë. Një jetesë e mbyllur nën lëvozhgën e trraditës, ndërtesa pak të bukura, shumë xhami dhe shumë njerëz që jetonin të lumtur nën këtë lëvozhgë. Njerëz që punonin ditën dhe këndonin natën. Njerëz që nuk e njihnin lotin apo trrishtimin. Njerëz që jetonin vetëm për të qeshur. Njerëz që nuk lejonin të stresoheshin dhe nuk njihnin halle në jetë. Njerëz që nuk u mungonte asgje në jetë. Një jetë e bukur, por shumë monotone dhe e mbyllur. Një jetesë që të mërzitej shpejt,
sepse nuk kishte surpriza, kishte përherë një rutinë, punë, këngë, gjumë. Madje alegria e tyre ishte reklamim i jashtëm, sepse kur u shkoje nëpër shtëpira, fytyrat e njerëzve ishin të vrenjtura sikur ti kishin të gjitha hallet e botës nëpër këmbë. Dukej absurd trrishtimi në sytë e tyre, sepse nuk u mungonte absolutisht asgjë. Kishin punën, familjen, kohën, paranë dhe gjithcka ju nevojitej. Kishin edhe bekimin e All-Llahut. Pra, trrishtimi i tyre ishte i pavend. Megjithatë ishte bukur ti shihje pazarit teksa këndonin edhe gëzoheshin. Të paktën ishin të lumtur jashtë.
Kjo ishte Ankaraja, e thjeshtë, trradicjonale dhe e këndëshme, por jo më e këndëshme se Stanbolli. Ky i fundit kishte magjinë. Tërhiqte vëmendjen e gjithë botës. Të gjihë ndalonin në Stanboll. Gjithcka bëhej në Stanboll. Madje edhe filmat xhiroheshin në Stanboll. Edhe jabanxhinjtë dëshironin të jetonin në Stanboll, sepse ky i fundit ofronte shumë mundësira, kishte shumë dyer të hapura ama për ata që ja dinin mirë dyert. Për jabanxhinjtë fillestarë ishte vdekja vet. Nëse niseshe pa një busull të posacme, ngeleshe në rrugë të madhe edhe askush nuk të ndihmonte. Madje edhe nëse të premtonin për ndihmë, nuk e mbanin kurrë fjalën dhe përfundoje me canta poshtë urës. Ajo që ishte për të ardhur keq, ishte fakti se vendallinjtë nuk e merrnin serjozisht premtimin apo përgjegjësinë që merrnin ndaj dikujt. Ishin tipa që harronin cfarë thonin. Ishin tipa që të ndryshonin muhabetin sy për sy duke të bërë harraqe. Me pak fjalë i ngjasonin shumë shqiptarëve, tipa gënjeshtar edhe të papërgjegjshëm për aktet që merrnin përsipër. Ndonjëherë të dukej sikur ishe në Shqipëri, por le të themi se edhe Shqipëria nga Turqia e ka marrë kulturën.
Ishte vend i mrekullueshëm, me kulturë të jashtëzakonshme, por me njerëzit e gabuar. Aje niseshe me ëndërra, por kur mbërrije pësoje një zhgënjim të jashtëzakonshëm, saqë smund tu besoje syve. Ai Sanbolli i bukur i cili i ka bërë këngë Sertab Errener, Ai Stanbolli i bukur që rriti shumë njerëz dhe edukoi shumë breza. Ai Stanbolli i bukur që priti dhe përcolli shumë kultura dhe shtete. Stanbolli i Sulltan Sulejmanit dhe pasardhësve të tij. Sanbolli i Sarajeve të bukura. Stanbolli i lagjeve kodrinore dhe banesave të larta me gdhendje mozaiku ku një banesë nuk i ngjante tjetrës. Ai ishte Stanbolli, qyteti i ëndërrave të mëdha, por i shpresave të vogla. Sanbolli që të mashtrronte me bukurinë e tij magjepsëse dhe më pas të shkatërronte me një lëvizje të vetme. Ai Stanbolli ku jabanxhinjtë punonin për 400 Turkish Lira në muaj nga 12 orë pune. Ai Stanbollii bukur i cili, po mos të njihje gjuhën të jepte shkelmin më të fuqishëm. Ai Stanbolli ku nuk mund tu zësh bes njerëzve. Ai Sanbolli i cili mund ta shijosh vetëm si turiste, ama kurrë s’mund të imagjinosh jetesën atje. Stanbolli i trregëtarëve dhe cmimeve ekonomike. Stanbolli i ushqimeve pa hile dhe gjërave të bukura.
Atje mund të imagjinoje pushimet e tua më të mrekullueshme, por kurrësesi nuk mund të imagjinoje mrekullinë e një jetese jabanxhije si një turke. Stanbolli është mikpritës, por jo tolerant. Stanbolli është i bukur, por jo i ngrohtë. Stanbolli është i All-llahut, por jo i jabanxhinjve. Stanbolli nuk është fush me lule, por turistikisht i përket të gjithëve!