750.000 iranianë morën pjesë në Planin Kombëtar për Hafizë të Kur'anit
Rreth 750.000 iranianë morën pjesë në mësimin përmendësh të Kur’anit të tre vitet e fundit, tha një zyrtar kulturor i Iranit.
Huxhat ul-Islam Ahmad Sharafkhani, përfaqësues Kulturor dhe Shoqërorë i Organizatës për Çështje Fetare dhe Bamirësi, shtoi se edhe më shumë të rinjë kanë nënshkruar për të marrë pjesë në Planin e Kombëtar për mësimin e Kur’anit përmendësh, raportoi agjencia e lajmeve IRIB News.
Ai vuri në dukje se kurse për mësimin përmendësh të Kur'anit mbahen nëpër klasë, si dhe online.
Huxhat ul-Islam Ahmad Sharafkhani tha se Organizata për Çështje Fetare dhe Bamirësi i ka konsideruar kuotat për të interesuarit për të marrë pjesë sipas planit nga çdo krahinë të Iranit.
Ai vazhdoi duke thënë se më shumë se 3.000 instruktorë të Kur'anit japin lëndën e Hifzit, mësimit përmendësh të Kur’anit, në gjithë Iranin.