Egjipt

Gjykata egjiptiane dënime të përjetshme për tetë të burgosur të Vëllazërisë Muslimane

Associated  Press

 

Një gjykatë egjiptiane dënoi liderin shpirtëror të Vëllazërisë  Myslimane, Muhammed Badie dhe shtatë të tjerë me burgim të përjetshëm të shtunën, me akuzën e planifikimit të trazirave, vrasjeve dhe sabotazhit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve MENA.

 

Ky rast rrjedhi nga dhuna që ndodhi verën e kaluar pas përmbysjes së presidentit islamik Muhammed Mursi, kurnë luftime u vranë 10 vetë  dhe 20 të tjerë u plagosën.  

 

Kryetari i trupit gjykues Muhammed Nagi Shehata, gjithashtu, dënoi gjashtë islamistë me vdekje në mungesë. Sipas ligjit egjiptian, ata do të përballen me një rigjykim.  

 

Prokurorët akuzuan të pandehurit për përdorimin e forcës dhe të mbajtjes së armëve. Ata u akuzuan për vandalizëm ndaj pronës publike, për terrorizimin e qytetarëve.

Pasi Mursi u përmbys, autoritetet nisën një goditje dërmuese ndaj  mbështetësve të tij, duke vrarë qindra njerëz dhe arrestimin e dhjetëra mijërave, duke përfshirë shumë anëtarë të lartë të  Vëllazërisë Muslimane.    

 

Qeveria e ka përcaktuar Vëllazërinë Myslimane si një grup terrorist në fund të vitit të kaluar, edhe pse grupi ka thënë se nuk do të përdorë dhunën për të çuar përpara qëllimet e tij.

Muhammed Badie është dënuar me vdekje dhe me burgim të përjetshëm, në dy raste të tjera, por ende mund të ankohet.