Anglia

Fetvaja dënon xhihadistët britanikë

Fetvaja, për të cilën Sunday Times tha se ishte lëshuar nga imamët, është dënimi më i fuqishëm për të britanikët të cilët u bashkuan me Shtetin Islam (IS).

 

Dënimi më i fuqishëm i të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), i njohur më parë si Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIL-ISIS),  imamët myslimanë britanikë i kanë përshkruar xhihadistët britanikë që luftojnë së bashku me Shtetin Islamik si heretik të cilët kanë tradhtuar shoqëritë e tyre.

 

Nuk ka dyshim se regjimi i presidentit Assad në Siri është shtypës, i padrejtë dhe brutal, ka kryer krime të shumta kundër popullit të vet, fetvaja, e miratuara nga gjashtë dijetarë të lartë myslimanë britanikë, u citua nga Huffington Post në e dielen , 31 gusht 2014.

 

E njëjta gjë është e vërtetë për të ashtuquajturin Shtet Islamik (IS) ose i vetëquajturi Halifat, është një grup shtypës dhe tiranik.

 

Fetvaja, të cilën Sunday Times (£) tha se ishte lëshuar nga imamët, është dënimi më i fuqishëm i britanikëve të cilët u bashkuan me Shtetin Islamik (IS)

 

Fetvaja u lëshua pas vdekjen së gazetarit amerikan, James Foley, pretendohet nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

 

Krimi i urryer ka ndezur gjykime të zemëruara nga muslimanët e gjithë botës, duke e përshkruar krimin si një akt barbar që shkon kundër mësimeve të vërteta të Islamit.

 

Me vrasjen e të burgosurve të luftës, të gazetarëve dhe civilëve, duke përfshirë imamë të xhamive të cilët nuk pranuan të miratojnë fushatën e tyre, dhe duke skllavëruar gratë e fëmijët e kundërshtarëve, ISIS ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare siç janë Konventat e Gjenevës dhe konventat mbi skllavërinë që të gjithë, duke përfshirë edhe muslimanët, e kanë nënshkruar, thotë fetvaja.

 

Zoti thotë në Kur’an: O ju që besuat, përmbushni besëlidhjet tuaja!

 

Edhe pse fetvaja konsiderohet reagimi më fortë i për ISIS-in, nuk është dënimi i parë për grupin militant.

 

Javën e kaluar, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh, ka dënuar al-Kaidën dhe xhihadistët e Shtet Islamik e si armiku numr 1 i Islamit.

 

Në fillim të muajit, Myftiu i Egjiptit, Shavki Allam, ka dënuar militantët për mizoritë që ata kanë kryer dhe po kryejnë, duke shkelur  parimet dhe mësimet e predikuar nga Islami.

 

Muslimanë e Indisë, Sunni dhe Shi’i janë bashkuar kundër rritjes së ISIL-it, duke pohuar se shkatërrimet e vendeve të shenjta, ndarjet mes grupeve muslimane nuk mund t'i atribuohet një shtet të vërtetë islam.

Nahdlatul Ulema (NU), grupi më i madh islamik në Indonezi ka dënuar ISIL-n, duke i bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë veprime më të fuqishme kundër përhapjes së mundshme të lëvizjes në Indonezi.

Unioni i Studentëve Islamik (IHM) i ka dënuar edhe myslimanët e Indonezisë që përkrahin dhe respektojnë ideologjinë e ISIL-it.