Fe

Udhëheqësve fetarë i kërkohet të luftohet kërcënimi i ekstremizmit

Patriarku Kiril, Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, u bëri thirrje udhëheqësve fetarë për t'u përballur me kërcënimin e ekstremizmit.

 

Në një mesazh për raundin e 9-të të dialogut në mes të Qendrës për Dialogun Midis Feve dhe Qytetërimeve dhe Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kiril paralajmëroi se luftërat dhe ekstremizmi janë në rritje në pjesë të ndryshme të botës.

 

Ai kërkoi që përhapja e ekstremizmit, që ka lënë shumë viktima mes myslimanëve dhe të krishterëve, duhet të ballafaqohet.   

 

Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë shprehu, gjithashtu, shqetësim rreth propagandës anti-fetare në disa vende dhe përpjekjet për të penguar vlerat etike.    

 

Raundi i 9-të i dialogut në mes të Qendrës për Dialogun Midis Feve dhe Qytetërimeve dhe Kishës Ortodokse Ruse filloi të martën në Qendrën  për Kulturë Islamike dhe Marrëdhënje në Teheran.

 

Një numër i mendimtarëve muslimanë iranianë dhe mendimtarëve të krishterë nga Rusia po marrin pjesë në konferencën dy-ditore.

 

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth ekstremizmit dhe se si do të kundërshtojnë atë, do të diskutojnë rreth pakicave fetare, nevojën për bashkëjetesë paqësore në botë, dhe përkujtimin e dëshmorëve sipas  pikëpamjes Islame dhe të Krishtere. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}