Protestuesit hebrenj djegin pasaportat izraelite në New York
Protestuesit hebrenj, anti-sionistë, i vunë zjarrin pasaportave të tyre izraelite në qytetin New York si dënim për krimet e kryera nga Tel Avivi kundër popullit palestinez.
Një numër i protestuesve, të martën u mblodhën para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara dhe thërrisnin Judaizmi po, sionizmi jo, Izraeli duhet të shkojë, raportoi Press TV.
Protestuesit janë zemëruar rreth ofensivës së fundit izraelite kundër Rripit të Gazës.
Ky është krimi më i keq dhe kjo do të sjellë dënimin më të keq për popullin e keq sionistë, tha Rabbini anti-Izrael, Abraham Chaim Cheshe.
Unë e kam djegur pasaportën për shkak se ajo është një simbol i herezisë dhe rebelim kundër të Plotfuqishmit. Sipas fesë çifute, ne duhet ta djegim atë. Ne ende nuk e kemi të drejtën për të ekzistuar, shtoi ai.
Javën e kaluar, njerëzit në qytetin New York ka marrë pjesë në një tubim në përkrahje të palestinezëve dhe të shpalosën një flamur gjigand palestinez mbi Urën e Brooklynit.